Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Garat e Kupës së Malit të Zi në Kiteboarding Open 2013

Garat e Kupës së Malit të Zi në Kiteboarding Open 2013Garat në Kite surf

Kite surfi është sport i cili vetëm për disa vite ka arritur një popularitet të madh. Nuk është windsurf, surf apo paragliding. Është një kombinim i të gjithë këtyre sporteve në një sport shumë atraktiv, eksitues dhe zbavitës, i cili bashkon të gjithë përparësitë dhe bukuritë e sporteve në ujë. Era e Maestralit e cila fryen prej detit në bregdet 90 ditë në vit, plazha me një hapesire të madhe si dhe numri i madh i ditëve me diell, janë një kombinim ideal për kitesurf. Për këtë arsye Plazhi i madh i Ulqinit është në vendet e para si destinacion për të gjithë simpatizuesit e këtij sporti.

Kite surf klubi D’olcinium i cili gjendet në kilometrin e 10 të Plazhit të madh së bashku me klubet tjera nga ky vend Kite Loop, Dragon Project, Sand Box dhe Pacha Surf organizojnë garat në kite surf me emrin *Kite boarding cup Montenegro open 2013*, në dy disciplina Course Race dhe Free Style. Garat ndërkombëtare organizohen në bashkëpunim me Shoqatën e lundrimit të Malit te Zi, IKA (International Kiteboarding asociation) dhe Rip Curl Adria Kite Cup nga Kroacia te cilet sigurojne ardhjen e gjyqtarëve në këto gara që do të mbahen prej 14 deri me 16 qershor te vitit 2013. Vendi i pare do te fitoje 20 poena dhe 500 eur, dhe marrin pjesë garues nga vende të ndryshme të regjionit dhe Evropës . Duhet përmendur që Kite surfi mund të realizohet vetëm ditëve kur fryen era e Maestralit, kështu që këto gara mvaren edhe prej kushteve klimatike. Klubi D‘olcinium, klubi i parë malazez për kite surf i cili njëkohësisht ka fituar çmimim për ofertën më atraktive për vitin 2011 “Wild Beaty Award”, ju fton të gjithëve të jeni pjesë e këtyre garave dhe të kënaqeni në bukuritë e Plazhit të madh dhe këtij sporti atraktiv.

Mirë se vini!!!

Mali i Zi Open 2013

Dates:14.06.2013 – 16.06.2013

Event – Ngjarjet

Registration:  Click here – Kliko këtu
Website: http://kitesurfclub.me 
Organiser: Montenegro Aailing Association & Surf Club Dolcinium

Kite Surf D’olcinium
Website: http://kitesurfclub.me