Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

“Miss Shqipëria 2014” në kalanë e Ulqinit, 26 dhe 27 qershor 2014

MISS-SHQIPERIA-2014-ULQINMë 26 dhe 27 qershor 2014 në Kalan e Ulqinit një superproduksion si për nga rëndësia, ashtu edhe për nga kontributi i veçantë që ka dhënë dhe vazhdon të japë në promovimin e vlerave më të mira të bukurisë femërore shqiptare, që vijnë jo vetëm përmes hijeshisë fizike, por dhe intelektit të saj.
Ajo çka do ta dallon këtë shfaqje nga të tjerat është fakti se promovimi i artit dhe kulturës vjen përmes një këndvështrimi shumëdimensional; konkursit të bukurisë, muzikës, kërcimit dhe të ftuarve. I kthyer tashmë në një traditë, mënyra e konceptimit dhe organizimit të këtij evenimenti ka pasur si qëllim gërshetimin mes vlerave historike dhe turistike të vendit tonë të Ulqinit, pasi në edicionet e mëparshme bukuria shqiptare ka prekur me hijeshinë e saj disa prej simboleve të historisë dhe kulturës shqiptare.
Spektakli do të zhvillohet në dy linja kryesore; garë bukurie dhe konkurs inteligjence. Kurora e bukurisë shqiptare i jep të drejtën vajzës së kurorëzuar të përfaqësojë Shqipërinë në një nga kompeticionet më të rëndësishme të globit, siç është “Miss Globe International”.
Ashtu si dhe vitet e tjera, edhe këtë vit do të promovohet një tjetër vlerë nga tradita e pasur shqiptare, Kalaja e Ulqinit. E gjendur vetëm pak kilometra nga kufiri me Shqipërin, shumë e pasur për nga vlerat që mbart, Kalaja e Ulqinit do të jetë vendi që do të bekojë mbretëreshën e bukurisë shqiptare për vitin 2014. Vizion Plus dhe të gjitha televizonet shqipëtare në cilësinë e bashkëprodhuesit të këtij evenimenti do të mundësojë transmetimin e tij jo vetëm brenda kufijve, por edhe për të gjithë bashkatdhetarët tanë në mbarë globin, përmes transmetimit satelitor.

Prej 16 vitesh bukuria femërore gërshetohet me atë të trashëgimisë tone, ndaj edhe në këtë edicion “Miss Shqipëria” nuk ndryshon formule, raporton Vizionplus.tv. Gara më e rëndësishme e bukurisë në vend, një organizim i “Deliart Assosiation” në bashkëpunim me Vizion Plus do të zhvillohet këtë vere në Kalanë e Ulqinit. Petri Bozo, producent i spektaklit tregon arsyen pse u zgjodh kjo pjesë e trashëgimisë, e cila edhe pse jashtë kufijve gjeografik të vendit është një zonë shqiptare.

Edhe pse finalja e 27 qershorit duket e largët, elementet e garës së bukurisë tashmë janë përcaktuar. Bozo zbulon skenografinë dhe drejtorin e fotografisë, italianin Franco Ferrara.

Duke ruajtur traditën edhe këtë 2014-të, “Miss Shqipëria” do të organizojë një tur të promovimit të vlerave turistike përmes bukurosheve pjesëmarrëse. Për Bozon i cili e ka kthyer përzgjedhjen e të bukurës në atë çka di të bëjë më mirë, suksesi i “Miss Shqipërisë” qëndron pikërisht tek ky pasion.

Janë plot 31 vajza që formojnë gati një ekip elegantesh për “Miss Shqipëria 2014”

 

Emri & Mbiemri

Mosha

Vendlindja

Vendbanimi

         
1 Donatella Duti

16

Itali

Tiranë

2 Anisa Petrela

19

Tiranë

Tiranë

3 Alda Lleshi

18

Fushe Arez

Tiranë

4 Dajana Rungo

17

Korçë

Korçë

5 Daniela Kasa

21

Pukë

Tiranë

6 Kristi Pejo

20

Tiranë

Tiranë

7 Polikseni Patoku

16

Permet

Permet

8 Enxhi Vogli

20

Tiranë

Tiranë

9 Vilma Mjekra

19

Tiranë

Tiranë

10 Liridona Peroviq

15

Ulqin

Ulqin

11 Vranina Mehmedoviq

16

Ulqin

Ulqin

12 Kristina Sevaj

18

Greqi

Tiranë

13 Nazike Bektashi

17

Erseke

Tiranë

14 Sonia Piperi

16

Korçë

Korçë

15 Anxhela Papa

16

Permet

Tiranë

16 Anxhela Vani

17

Burrel

Burrel

17 Vanesa Isaku

22

Tiranë

Tiranë

18 Sara Shehu

18

Tiranë

Tiranë

19 Anisa Blushi

19

Tiranë

Tiranë

20 Armela Hidri

17

Lushnje

Tiranë

21 Lindita Idrizi

17

Elbasan

Elbasan

22 Arlinda Bucaj

20

Pukë

Tiranë

23 Nensi Domnori

19

Shkodër

Tiranë

24 Abigela Tahiri

17

Vlorë

Tiranë

25 Altea Prenda

17

Durrës

Durrës

26 Mirvina Prushi

17

Tiranë

Tiranë

27 Xhulia Dedndreaj

16

Tiranë

Tiranë

28 Anxhela Laci

17

Tiranë

Tiranë

29 Orieta Lekaj

19

Tiranë

Tiranë

30 Lejla Kraja

20

Arizona

Tiranë

31 Fabiana Koxhaj

16

Skrapar

Tiranë

Qytetarët e Ulqinit presin me dëshirë ardhjen e miss-eve. Nata e 26 dhe 27 qershorit do të konsiderohet si një festë e madhe në qytetin e Ulqinit. Këtë atmosferë feste e ka përgatitur padurimi dhe vëmendja e tyre kundrejt këtij spektakli madhështor. Jo vetëm Shqipëria, Kosova e Maqedonia, por edhe për ata të huaj që kanë lidhje gjaku me Ulqinin ky spektakël ka qenë e do të jetë i hapur për të gjithë.
Për të asistuar në spektakel Miss Shqipëria 2014
Miss Shqiperia 2014 – Kalaja e Ulqinit – Date 27 Qershor 2014
Per bileta ju lutemi kontaktoni ne numrat e telefonit: +355 69 209 8315