Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Maturantët e Ulqinit festojnë maturën

Matura 2021 – Gjimnazi ”Vllazërim Bashkim”

Ditë solemne me plotë emocione , herë buzëqeshje e herë pikëllim kështu karakterizohej dita e djeshme në Ulqin , ku Maturantët e gjimnazit “Vllazërim Bashkim”, festuan ditën e maturës.

Rrugët të mbushura me njerëz , kryesisht familjarë të cilët kishin dalur për ti parë të afërmit e tyre në këtë manifestim. Këtë vit maturantët defiluan në “Korzo” në Plazhin e Vogël.

Prindërit të kënaqur që fëmijët e tyre u rritën e mbaruan një cikël arsimimi , e nxënësit sa të gëzuar aq dhe të përmalluar pasi kjo do ishte nata e fundit ku ata do të festonin bashkërisht. Por prapë ditë solemne maturantët të veshur mirë me garderob dhe stile moderne, secili apo secila luk të ndryshëm që në këtë natë të duken sa më mirë.