Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Pylli i pishave Ulqin

Pylli-pishave-Ulqin-3Një ndër pjesët më atraktive e shëndetsore të Ulqinit është pylli i pishave i cili gjendet në kodrinën mbi plazhin e vogël, përafërsisht vetëm 1km larg qendrës.

Pylli i pishave ka joshur dhe ende joshë një numër të madh të turistëve të huaj e vendasve gjithashtu për efektet e veta shëndetsore, rekreative e estetike, ajrin e pastër e burimet sulfurike. Shumë vendas i referohen kësaj pjese të qytetit si “mushkëritë” e vendit sepse mjekë me eksperiencë kanë shkruar për efektet shëndetsore të pishave në Ulqin. Jo gabimisht për pishat në Ulqin kanë shkruar edhe poet të njohur e njerëz të artit të cilët të frymëzuar me bukuritë e natyrës flasin për aspektin dekorativ e estetik të tyre duke I u referuar si pjesa e “artë” apo perla mahnitëse e qytetit.
Pylli-pishave-Ulqin-1

Ajo në fakt, është një shtitore e veçantë dhe e mrekullueshme, e rrethuar me pisha, nën hijen e të cilave ju mund të ecni, të pushoni nga streset e përditshmërisë, të vizitoni plazhet e ndryshme që gjenden përgjatë rrugës apo të ndaleni për një kafe ose një ushqim të lehtë në njërin nga restaurantet fantastike nga të cilët shtrihet një pamje relaksuese e detit dhe qiellit të kaltërt.
Pylli-pishave-Ulqin-2

Përveç ajrit të pastër duhen cekur edhe plazhet shkëmbore, e sidomos plazhin e grave, famoz për cilësitë e veta kurative e veçanërisht për gratë që kanë problem sterilitetin. Falë burimeve sulfirike të kësaj plazhe shumë gra kanë arritur të bëhen nëna me rekomandimin e gjinekologëve të vet.

Nëse ndonjëherë keni menduar ta shijoni perëndimin më mbresëlënës të diellit, jeni në vendin e duhur. Vetëm nga kjo kodrinë e pishave mund të përjetoni të gjitha në një moment të vetëm. E ky çast do të ju mbush me ajër të pastër, do të ju relaksojë dhe kënaq.
Pylli-pishave-Ulqin

Prandaj, rëndësia e pishave në Ulqin është e padiskutueshme!

Bukuria e tyre mbetet vetëm të shijohet dhe të ruhet!

Ndërsa, atyre që nuk i kanë parë, iu mbetet ti vizitojnë dhe të binden!