Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Rritet numri i turistëve në Ulqin, 25% më shumë se vitin e kaluar

Në Ulqin numri i turisteve gjate fillimit të muajit gushtë ka filluar dhe pritet te shkoje ne 100 mije vizitorë.
Rreth 80 % e turisteve pritet te vijne nga viset e Kosoves, dhe 20 % nga Bosna dhe Hercegovina, Maqedonise dhe viseve te tjera te ish jugoslavis, Rusia, Polonia, Ukraina, Zvicra, Gjermania, Hungaria, Austria, Franca, dhe nga vende te ndryshme te Europes, te cilet priten te frekuentojne zonat tona turistike bregdetare te Ulqinit.
Por me e rendesishmja për muajin gushtë eshte levizja e flukseve turistike te shqiptarëve nga Kosova dhe diaspora.

Restaurant-Bazar-Ulcinj-Montenegro-

Duhet cekur që Ulqini është shndërruar këtë vit në një nga zonat bregdetare më të populluara nga pushuesit vendas dhe të huaj. Sezoni turistik në Ulqin këtë vit shënon një rritje të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.

Riviera Ulqinit ofron një numër të konsiderueshëm plazhesh, të cilët mrekullojnë çdo turist që vendos t’i kalojë pushimet këtu.

Duke nisur nga plazhet e Rivierës së Ulqinit, si çdo vit edhe në këtë sezon veror jan plazhet një ndër më të frekuentuarit.

 

Plazhet më atraktive në Ulqin: Plazhi Ada Bojana naturist – nudist Beach, Saranda Beach, Lux Beach, Tony Grill Beach, Evropa Beach, Safari Beach, MCM Beach, Tropicana Beach, Coco Beach, White Beach , Copacabana Beach, White beach, Mojito Beach, Albatros Beach, Nudist- naturist Beach of Albatros, Sapore di Mare Beach, Royal Beach, Aquarius Beach, Small Beach(plazhi i vogël), Liman Beach, Valdanos beach, Ivana Beach,Tampico Beach, Adriatika Beach, Ibiza Beach, Kite Surf Beach Dolcinium, Miami Beach, Noki Beach, Ladies Beach (plazhi grave).
Aktivitetet qe ju ofrohen juve në Ulqin janë : Scuba diving, Catamaran, Canoeing, Wind Surfing, Tennis, Kitesurfing, Water Skiing ,Table tennis, Tennis, Volejboll, Dart, Badminton, Gjimnastike, Disco, Banda muzikore, trajtime te ndryshme etj.

Big Ben Open Bar - Ulcinj-Ulqin-Montenegro

Duhet cekur që në verë, mbipopullimi në Ulqin është i dukshëm. Për shkak të kapaciteteve të mira akomoduese, të cilat janë hotelet e vogla, por edhe shtëpi banimi të dhëna me qira në zonën e verës, vizitorët janë të shumtë. Udhëtimi drejt Ulqinit i jep edhe më shumë hijeshi kësaj perle të turizmit, që jo më kot klasifikohet si elitar dhe tërheq çdo ditë e më shumë interesin e pushuesve, por edhe investitorëve.

Arsyet e shtimit te numrit te turisteve në  jane permiresimi i promocionit qe i behet Ulqinit ne fushen e turizmit, per shkak te kontakteve te shumta te organizuar dhe “lidhjet relativisht te shumta qe kane vendosur tashme agjencite turistike shqiptare me ‘tur operatoret’ evropiane dhe me agjencite turistike evropiane”, ku jane paraqitur guida me pamjet te ndryshme te zonave turistike.
“Turizmi eshte sektori me i studiuar ne Ulqin ., por sipas specialisteve turizmi ka nevoje per nje mbeshtetje me te forte dhe perkrahje te gjitheanshme ne menyre qe te permiresohet infrastruktura e Ulqinit.

Lokalet-naten-Ulqin
Eshte karakteristike se nje numer te konsiderueshem te lokaleve turistike- hoteliere, e sidomos restorantet, edhe ate ne zonat me te kerkuara, siç eshte Rana (Plazhi i qytetit) dhe Plazhi i Madh, i kane marre me qira shqiptare të Kosoves, per te punuar gjate stines se veres.