Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Sportet e ndryshme gjat pushimit ne Ulqin

Sport ne Rivijeren e UlqinitPlazhet  e Ulqinit janë duke ofruar iniciativa, shërbime dhe ide të ndryshme të cilat na bëjnë të kalojmë ditë të mrekullueshme dhe relaksacion pranë detit. Që nga opcioni i leximit të librave deri te lidhja me internet në shumë plazhe të Ulqinit, si dhe sportet tjera ujore deri tek futbolli në rërë.

beach voley ne Ulqin

Shërbimet e ofruara në plazhet  e Ulqinit tashmë kanë filluar të vlerësohen shumë nga klientët shqipëtar por edhe nga klijanteli i huaj nga Europa.
Përveç shërbimit të leximit të librave, muzikës në plazhë dhe lojërave ujore dhe atyre në plazhë, në vende të caktuara të plazheve vihen ekrane të mëdha, duke u krijuar mundësi njerëzve që, pa u larguar nga plazhi, të mund të shohin edhe aktivitetet më të rëndësishme sikurse ashtë rasti në disa plazhe të Ulqinit.

Kite-Surf-Club-D’olcinium.1

Të panumërta janë edhe shkollat e “kite surf”-it, që të mësojnë se si të bësh sërf nëpër dallgë i hipur në një parashutë dhe kurset e karatesë, përveç atyre të gjimnastikës dhe body building. Specialitete në disa plazhe të veçanta janë edhe turnetë e raketave, tenisi në plazh, që luhet me një lloj rakete të veçantë dhe me një rrjetë të gjatë prej dy metrash. Nuk mund të lihen pas dore edhe garat me varka, kanoe, që zhvillohen thuajse çdo gjysmë ore në të gjitha plazhet e Ulqinit.
Banana Boat Ulcinj

Një varkë e veçantë është ajo në formë bananeje, në të cilën mund të hipin 10 persona që tërhiqen nga një motoskaf; një formë argëtimi që tërheq pushues të moshave të ndryshme. Por edhe sportet ekstreme pëlqehen shumë, sidomos nga moshat e reja.
Jetski Ulcinj Montenegro

I zhytur në një kamerdare, duke u mbajtur fort në dorezat e saj dhe i veshur me jelek shpëtimi, i tërhequr nga një motoskaf, të duket sikur fluturon. Këto janë ato çka na ofrojnë sot plazhet më të bukura dhe më të populluara të Ulqinit.