Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Turizmi shëndetësor ne Ulqin, Mali i Zi

Vetëm 100 metra nga hoteli Mediteran gjendet nje perlë e turizmit shëndetsore, sic është “Plazhi i Grave”. Ky plazh gjendet në pyellin e pishave të cilin poashtu e shfrytëzojnë shumë turistë për ajrin e pastër, si veti shëndetësore. Gjatë verës së shkuar kërkuam që emisioni popullor “Flladi” ta dokumentojë këtë pasuri të Ulqinit, dhe të informohen turistët për këtë mrekulli të cilën e gjejnë në vetëm 5 minuta ecje nga hoteli jonë.

Shkencëtari i njohur botëror Mihajllo Pupin, në qershor të vitit 1919 përmes të deleguarit të tij nga ministria e punëve të brendshme të mbretërisë së Malit të Zi , kërkoi leje për hapjen e sanatoriumit, për qëndrimin dhe shërimin e sëmundjeve të caktuara. Këto janë arsyet që me 1992 me dekret te mbretërisë jugosllave, Ulqini të shpallet ,,vendshërim klimatik dhe banjë”.

Përparësitë e kësaj klime janë faktor përcaktues të jetës dhe qëndrimit në këtë qytet, temperatura e ujit mundëson kohën optimale për larje në det plot 6 muaj, nga muaji maj deri në tetor.Uji ka një kthjellësi dhe dukshmëri, deri në 38m, ndërsa në afërsi të Ulqinit është matur dukshmëria më e madhe e ujit në detin Adriatik -56m. Faktori i dytë shërues është rëra e plazheve, e cila është shumë e pastër, e imët, nuk është e përzier me dhe, materie organike etj.

Meqenëse Ulqini ka një ambient të pandotur , pa asnjë pajisje industrial. Sipas përbërjes kimike, rëra e Ulqinit ka rreth 30 përbërës të cilët biologjikisht janë shumë aktiv, përmban pak radioaktivitet, që e bën shumë të përshtatshëm për përdorim, në shërbimet mjekësore, sidomos tek sëmundja e gjymtyrëve dhe kurrizit, reumatizëmit, diskopati, ishijasit, si dhe për gjendjen pas lëndimeve të këtyre organeve.

Uji sulfurik i cili buron afër detit në “Plazhin e Grave” ka cilësi “të çuditshme mjekuese”. Thuhet se ky uj ndikon shumë, sidomos në sterilitet. Është shumë e pasur me përbërje minerale.