Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Ulqini Nightlife 2016

Ulqini Nightlife 2016 -Gezim-Mavriq-Klubet e natës në Ulqin shquhen për jetën e natës plot entuziazëm e hare. Tashmë prej vitesh është bërë traditë që Ulqini, të gumëzhijë nga jeta e natës.

Lokalet të mbushur nga të rinj përgjithësisht hapen në orët e para të natës, për tu mbyllur në orët e para të mëngjesit.

Zona e Ranës me kalimin e viteve, është mbushur me bare të reja që shfaqen pothuajse çdo ditë, rrugët dhe trotuaret janë të mbushura me vendas dhe turistë, në kërkim për të kaluar një natë të paharruar e të shfrenuar.

Prandaj mos harroni që Ulqini ofron mundesi argetimi pafund per çdokend që kërkon një ambijentë rinor me muzikë te larte. Duke fillua nga dita e hëne e deri ne te hënen tjeter, çdo ditë jeta e natës vazhdon të jetë aktive ne çdo cep të qytetit.

Ja se si eshte jeta e nates ne Ulqin. Për më shumë shiko Fotot në Hangover Facebbok