Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Ulqini nje parajse mes detit, reres dhe shkëmbinjeve – Video

Kulla-Ballshajve-Ulqini-Mali-Zi-1Mjafton të arrini në Ulqin dhe vetëm të imagjinoni se si një shikim i vetëm mbi këtë qytet të lashtë është i mjaftueshëm për rekreacion për një ditë vere me vapë. Mirëpo, kur të relaksoheni në vështrimin e qytetit dhe rrethinës  do të kuptoni që në Ulqin është e nevojshme të kaloni edhe disa ditë për ta njohur në tërsi ose kënaqur në qytetin e tij të vjetër, në plazhet e tij, etno baret, dyqanet ose tregjet. Në rast se Ulqinit i përkushtoheni ekskluzivisht për turizëm, vështirë se do t’i rezistoni frymës orientale, e që për disa orë të mos largoheni prej plazhit tuaj të preferuar, prej hotelit ku jeni duke qëndruar ose tarracës së apartamentit privat prej ku jeni duke shikuar qytetin… Ndoshta pikërisht në çastin kur jeni duke bërë ndonjë bisedë të këndshme me personin e dashur, ose duke pirë kafe perfektë turke, të cilën amviset e afta e përgatisin në xhezvet e bakërta dhe e derdhin në filxhanë shumë të vegjël. Shikimi juaj endet dhe vendosni që të dëfreheni në shëtitjen përreth Qytetit të Vjetër të Ulqinit ose rreth qendrës së afërt të vjetër ulqinake.
Plazhet e Ulqinit

Si shumica e turistëve që zakonisht pushimin e kalojnë duke u rrezitur në plazhet dhe not, aktivitetet e tilla në Ulqin nuk janë vetëm rekomandim por edhe ftesë e pa rezistueshme. Plazhet e Ulqinit thjesht ju joshin… zalli i imtë dhe i shërueshëm i cili këndshëm ngjitet në trupin e lagët, detin e nxehtë, çadrat prej gëmushe ose shkopinj, fllad i këndshëm i cili freskon vapën verore dhe koktej i domosdoshëm shumëngjyrësh të cilin ngadalë e pini, derisa vështroni rrethinën nën syzet e errëta diellore, krijon pamjen e cila pa rezistueshëm përkujton në plazhet e Havajes, Karaibet, Maldiva, Jamajka…

Qoftë që ditën ta kaloni në banjat e rregulluara të qytetit, në plazhet nudiste, në kompleksin naturistik Ada Buna (Ada Bojana) ose në majat e shumta të vetmuara, shkëmbinjve, gurëve… në Ulqin do të dëfreheni në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ishulli Ulqini Vjeter

Kur pas disa ditëve të cilat i kaloni në ritmin tashmë të qëndrueshëm: pushimi në plazh, darka në restorant, shëtitja nëpër qytet, nga pak ngiheni, hipni në ndonjë barkë të drunjtë, biçikletën ose anijen, deri te ndonjë plazh i ri, ishull përkatësisht shkëmbin nënujor, që mban emrin Ulqini i Vjetër p.sh.: dhe me ndihmën e pajisjeve për notim provoni që të njiheni me botën nënujore të Ulqinit dhe rrethinës së tij. Ekzistonte besimi që në shkëmbin e atij guri gjenden mbetjet e Ulqinit të Vjetër  të germadhave e quajtur “Dolcingo Vecchio”. Mirëpo, me gjetjet e më vonshme arkeologjike është vërtetuar se në shkëmbin e përmendur në kohën antike, gjendej stacioni sinjal (specula), e që në mesjetë aty ekzistonte kalaja e cila shërbente si kullë vrojtimi. Ndoshta këto të dhëna janë të mjaftueshme që ta vizitoni këtë shkëmb të vogël dhe për pak  kohë të jeni gjurmues. Provoni,  pse jo, ishulli i Ulqinit të  Vjetër, juve ju pret besnikërisht!

Ishulli Ulqini Vjeter.1

Mirëpo, nëse jeni zhytës i aftë, plazhet e Ulqinit dhe Limanet janë si vende të krijuara për ju. Shfrytëzojeni mundësinë e qiramarrjes së varkave ose anijeve dhe me ndihmën e peshkatarëve vendorë dhe zhytësve profesional  dhe të shkoni deri te  gjiri Valdanos i larguar 5 km. Atje mund të kaloni gjithë ditën duke vështruar thellësinë e detit, duke gjurmuar botën nënujore, duke kërkuar mbetjet  e anijeve të prishura ose ngarkesave të fundosura. Krahas kësaj nuk duhet të shqetësoheni shumë për detajet, sepse disa klube zhytëse ulqinake ofrojnë mundësinë si të qiradhënies së pajisjeve të kompletuara profesionale, ashtu edhe trajnime për ata që dëshirojnë të bëhen zhytës.
Zhytesit ne det te Ulqinit

Nëse pas zhytjes në ujërat e Ulqinit, dëshirat e juaja për aventurat dhe rekreacion janë më të flakta, atëherë më së miri është të pyesni rreth mundësive të peshkimit sportiv ose nënujor, ose thjesht në kërkim të ngjarjeve të reja të largoheni nga qendra e qytetit për një ose më shumë ditë.

Destinacioni më i bukur dhe më atraktiv është Ada Buna  (Ada Bojana). Të udhëzuarit thonë që në Ada do të gjeni qetësi, ktheni energjinë dhe vullnetin, largoni mendimet negative, të njoftoheni dhe bashkoheni me natyrën e paprekur, kënaqeni duke degustuar me ushqimet e sapo zëna të detit, të dashuroni përsëri botën rreth vetes ose thjesht në Ada përsëri do të mësoni të jetoni.

Nëse jetën nuk e përjetoni si rregullin e rreptë të sjelljes ose ndonjë farë turpi, atëherë Ada është zgjidhja e duhur. Veçanërisht do t’ju kënaq plazhi nudist si edhe takimi i përditshëm me njerëzit me shikime të njëjta ose identike dhe pikëpamjet mbi botën.
Plazhi Nudist Ada Buna-Ada Bojana

Dashamirët e kalërimit mund të marrin me qira kuaj në Ada Buna (Ada Bojana), në ishullin nudist të cilin e quajnë parajsë në tokë, dhe në shëtitjen pranë detit në perëndim të diellit të përjetojnë çastet e paharrueshme. Në Ada mundeni edhe të lundroni, të tejkaloni valët e mëdha me nxitim dhe shpejtësi, të lundroni pa pengesë dhe rrezik që keni shkuar shumë thellë, ose thjesht të rrokulliseni në baltën e detit të cilën e krijojnë valët e detit dhe zalli me pamje të miellit.

Gjithashtu, në Ada është e mundshme edhe vozitja e parashutistëve, dragonjve e veçanërisht windsurfing…
Parajsa ne Ulqin

Në Ada Bojana gjendet shkolla e windsurf – it, e cila posedon pajisjet më të re dhe kualitative. Potencialet e Ada Bojanës kënaqin edhe amatorët dhe kriteret e rrepta të profesionistëve. Fillestarët i favorizon linja e drejtë e ujit të lumit dhe detit në të cilin mësohen hapat e para në këtë sport. Pas trajnimit shtatë ditor te mësuesit profesional, mundësohet argëtimi në valët, e pas një muaj trajnimi u janë në dispozicion erërat në detin e hapur. Erërat e favorshme që fryjnë nga deti në plazhet e Adës, krijojnë valët e shkëlqyeshme, të cilat mundësojnë windsurfingun e cilësisë së Havait.
Liqeni Shasit

Në rast se dëshironi të dëfreheni, në mënyrë më të ultë dinamike, propozim i qëlluar është vozitja me makinën deri te liqeni i Shasit. Duke marr me qira varkën e drunjtë ose zeje, mund të jeni të shtypur nëpër kallamishte të dendura, kallamit ose thuprave të shelgut përgjatë liqenit, sipërfaqja e të cilit mbulon 364 hektarë. Edhe pse birdwatching është disiplinë në fillim të saj në Mal të Zi, me dylbinë mund të shikoni 260 lloj zogjsh.
shtepizat e gjuetis-portmilena

Në lumin Buna i cili është në afërsi, mund të provoni si gjuetar dhe peshkatar, dimrit  duke gjuajtur shapkat pyjore e verës fytyrë peshku. Vendasit  dashamirë gjithmonë me kënaqësi me vete do t’ju dërgojnë me varkë në gjueti dhe drejtojnë në fshehtësitë e vogla. Në qoftë se jeni gjuetar, peshkatar nënujor dhe ngjashëm në lumin Buna dhe në Port Milen mund të shihen kalimera të shumta. Kalimeret janë shtëpizat atraktive të drunjta me pajisje për  mënyrën specifike të gjuetisë së peshkve e cila është ruajtur në mënyrë efikase edhe sot e kësaj dite në këtë trevë. Nëse nuk jeni peshkatar por e doni peshkun, atëherë në grykëderdhjen e Bunës keni zgjedhje të gjerë restorantesh peshku në ujë, në të cilat mund të provoni specialitete të llojllojshme të detit, peshqit, gaforret, guaskat.