Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Liqeni i Shasit Ulqin – Video

Liqeni-i-Shasit-Ana-Malit-Ulqin-Liqeni i Shasit gjendet 20km larg Ulqinit. Ai eshte unik per nga bukuria, i qete me uje te kthjellet dhe i pasur me peshk.Siperfaqja e liqenit ndryshon nga 3,5 km² deri 6 km². Thellesia maksimale gjate sezones se shirave eshte 8m, kurse thllesia mesatare vjetore eshte 3,5m.

Gjatesia e bregut eshte 8,5 km. Mes tjerash Liqeni Shasit perveç se eshte i pasur me peshk, ai eshte edhe nje vendqendrim unik i shpendeve te llojllojshem i njjohur edhe ne Evrop per kete gje.

Rajoni i Liqenit te Shasit eshte i shenuar si ” Vend me vlera te posaçme per qendrim te zogjve”.

Perveç natyres se paprekur dhe flores e faunes, shume te pasur, territorin e liqenit te Shasit e karakterizon edhe nje histori e gjate dhe shume interesante.

Qyteti-i-lashte-i-Shasit-Ana-Malit-Ulqin

Ne breg te liqenit gjendet rrenojat e “Qytetit te vdekur” – Shasit, i cili sipas tradites thuhet se ka pasur kisha sa dite ka viti.

Qyteti i vjeter i Shasit ka qene qender e Peshkopates se dikurshme me emer te njejte, ne te cilin edhe sot gjenden rrenojat e pasurise kulturore romane-bizantine, qe deshmojne per vazhdimesine dhe vleren e saj dhjete-shekullore.

Gjetjet me te vjetra arkeologjike ne kete treve i takojne kohes parahistorike. Per here te pare Shasi permendet ne bullen e papes Aleksandri II me 1097, si qender peshkopate.
Qyteti-i-lashte-i-Shasit-Ana-Malit-Ulqin-1

Sipas legjendes Shasi ka pase 365 kisha, aq sa ka dite viti. Shume prej kishave jane ndertuar ne shekullin XII, kurse sot sipas rrenojave mund te identifikojme dy me te medhate ate te Shen Gjonit dhe Shen Merise.