Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

M.CANKA: Nuk ka më afroulqinakë – HUMBI ETNIA E VOGËL ME ZEMËR TË MADHE

Në fillim të këtij viti në Ulqin vdiq File Kastrati, afroulqinakja e fundit. Ajo ishte pasardhëse e drejtpërdrejtë nga të dy vijat, zezakëve të Ulqinit, apo siç i thërrasin në Ulqin, të Harapëve. Këtij qyteti tash i ka mbetur vetëm historia dhe kujtesa se ata njerëz shekujve të fundit e kenë dalluar si qytetin më interesant në Adriatik.

Disa decenie pasi osmanlinjtë e pushtuan Ulqinin, në vitin 1571, ky qytet u bë një vend me rëndësi për robër të krishterë. Robërit kusarët ulqinakë i kanë sjellë, kryesisht, nga brigjet e Italisë dhe të Dalmacisë. Ulqini, hap pas hapi e ka shtyrë Herceg-Novin i cili, në shekullin XVI ka shërbyer si pika kryesore për grumbullimin e robërve në bregun adriatik.
Sorce: ul-info.com>>>>>>Read more