Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Kalaja e Ulqinit, një monument historik me vlera të rralla

Vizion-strategjik-i-turizmit-te-UlqinitNë Pallatin ,,Venecia,, në kalanë e Ulqinit një ekip  tre anëtarësh  i arkitektëve francez

Benzhamin Myton,EtjanBartelemi dhe Kristofer Rodallos , bënë prezantimin e  studimit të trashëgimisë  historike  dhe  dhanë propozime për restaurimin dhe rregullimin e  kalasë, këtij  monumenti që mbetet më  shumë  se simbol për Ulqinin e  që i ka dhënë aq  shumë kulturës dhe historisë.

French-architects-Municipality of Ulcinj-Foundation-Petrovic Njegos-Ulcinj-Montenegro-

Studimi   në  fjalë  daton nga  viti 2013 dhe  është  rezultat i  bashkëpunimit  të Komunës, Ministrisë  së kulturës   dhe Fondacionit   Petroviq -Njegosh qe  organizoi misionin  për  hartimin e dokumentit.

Ky dokument ka  për qëllim  të  ndihmojë restaurimin  e kësaj  hapsire unike  dhe  valorizimit   te saj   në mënyrë  sa  më  cilësore  për   nevoja   kulturore  dhe ekonomike.

French-architects-Municipality of Ulcinj-Foundation-Petrovic Njegos-Ulcinj-Montenegro-1

Në  prezantim  u dëgjua  vlerësimi  që kalaja   e Ulqinit  është   pjesë e kornizës  e  cila  është e rëndësishme   në  nivel evropian . Arkitektët  në propozimet e tyre ,  tentojnë që  kalasë  ti kthejnë  lidhshmërinë e saj  me detin por, ra  dhe  propozimi  që pranë administratës  lokale  të  formohet  Zyra  për  arkitekturë  e cila vecmas  do të merrej me  kalanë në mënyrë të vazhdueshme.Po ashtu nuk u la pa  u permendur  realizimi i idese per radhitjen e kalase  ne mbrojtje  te UNESKOS  fillimisht  propozohet  pjesa e  fortifikacionit e me pas  kur te evitohen shkeljet ne ndertim dhe  ata te riparohen  te konkurohet  me  objektin ne  teresi.  Në  diskutim  u  kycen edhe  të  ftuar të  tjerë Princi Nikolla Petroviq , Deputeti  Genci Nimanbegu , ndërkohe  që takimin në emër të  komunës e  përshendeti nënkryetari  Ardijan Mavriq .

French-architects-Municipality of Ulcinj-Foundation-Petrovic Njegos-Ulcinj-Montenegro-2

Për rëndësinë e  ketij takimi  flet  fakti që  të pranishëm ishin   Ambasadorët   e Francës,  Turqisë  dhe Austrisë  perfaqesues te Ministrise  se  kultures  drejtues te sektorit   joqeveritar etj.

Komuna Ulqinit