Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

A ashtë Ulqini me Anën e Malit njëra nga destinacionet e turizmit aventuresk

Turizmi-aventuresk-Ulqin-Ana-Malit-Çfarë do të thotë kjo?

Thënë me fjalë të tjera Ulqini disponon një potencial të madh për zhvillimin e këtij lloji turizmi. Ky është konstatimi i imi gjat vizëtës te disa shokëve të mi nga Zvicra. Sipas specialistëve zviceran tani ky sektor do të zhvillohet tek ne.

Sipas ekspertëve të Zvicrës, Ulqini është unik me malet, me vendbanimet e lashta të ruajtura e deri më sot, me traditat shekullore të popullsisë nga Ana Malit. Njohja me vendin mund të shndërrohet në një aventurë për njerëzit, që preferojnë itineraret më origjinale. Krahas kësaj zhvillimi i kësaj dege turistike jo vetëm që do të tërheqë më shumë turistë nga jashtë, por do të shtojë fitimet e popullsisë.

Turizmi-aventuresk-Ulqin-Ana-Malit-1

Shanset të afirmohemi si një destinacion i zhvilluar në këtë lloj turizmi përqendrohet në bashkëpunimin rajonal. Jemi të mendimit, se zhvillimi i suksesshëm i kësaj industrie fitimprurëse është në organizimin e udhëtimeve .

Turizmi-aventuresk-Ulqin-Ana-Malit-2

Duhet cekur se ne disponojmë një natyrë të mrekullueshme dhe territore të mbrojtura sikurse kriporja e Ulqinit, liqeni Shasit që kan një larmi të pabesueshme biologjike. Afro70 për qind prej zogjve që hasen në Evropë bëjnë foletë e tyre ose kalojnë dimrin tek ne në Ulqin. Kështu që vëzhgimi i zogjve mund të fitojë një popullaritet ndër të huajit. Krahas kësaj disponojmë edhe një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike, që u bën përshtypje të madhe turistëve të huaj. Mirëpo, pasuria më e madhe në fushën e udhëtimeve aventureske janë malet e Anës së Malit, të cilat ofrojnë mundësi si për përjetime ekstreme, ashtu edhe për udhëtime të qeta plotë takime të paharrueshme me popullsinë vendore dhe me traditat. Kështu që Ulqini disponon një potencial të madh. Krahas kësaj është e domosdoshme të vendosim marrëdhënie të partneritetit me shtetet fqinje.

Turizmi-aventuresk-Ulqin-Ana-Malit-01

Admiruesit e turizmit aventuresk rrethojnë vendin dhe njohin këndet më të egra. Krahas kësaj ata vizitojnë shtëpi të vjetra fshatare, shijojnë gjellët vendore, mbledhin barna kuruese, bëjnë ngjitje alpiniste dhe përjetojnë aventura të tjera. Sipas të dhënave të agjencisë një turist, që preferon udhëtimet aventureske është i prirë të harxhojë mesatarisht nga 200 deri në 300 euro për çdo ditë. Krahas kësaj udhëtime të tilla u sjellin fitime të mira rajoneve të veçanta, sepse 65 për qind prej parave të turistëve mbeten në komunën e Ulqinit.

Foto nga Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” – Ulqin Facebook

Turizmi-aventuresk-Ulqin-Ana-Malit-02