Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Dance Music Beach Party në Bukurin e Ulqinit

Dance-Music-Beach-Party-Bukurin-e-Ulqinit-Vendi i Ulqinit edhe këtë verë paraqitet denjësisht në listën e plazheve që ofrojnë festa të zjarrta për këtë periudhë.

Plazhi Bukuria e Ulqinit siguron muzikë dhe transgresion dhe është vendi ku gjeni një jetë nate të zjarrtë deri në agim. Në plazhin e Bukurisë së Ulqinit në mëngjes mund të çlodhesh, ndërsa mbrëmjeve festat janë të zakonshme. Gjithmonë në plazhe organizohen kërcime transgresive, ndërsa muzika rege është e “institucionalizuar” në ketë plazhë.

Muzika me ritme të çmendura dhe shumë sensualitet u bë realitet në disa plazhe të Ulqinit. Këta janë përbërësit e pamungueshëm të “Beach party” në plazhin e Bukurisë së Ulqinit, dhe festat popullore në plazh që i bëjnë çdo vit e më të nxehta pushimet e të rinjve nga gjithë vendet europianë.

Dance-Music-Beach-Party-Bukurin-e-Ulqinit-12

Si gjithmonë Bukuria Ulqinit, të gjitha festat u premtojnë të gjithë atyre që kanë dëshirë të argëtohen, net të zjarrta dhe transgresive deri në orët e para të mëngjesit.

Dance-Music-Beach-Party-Bukurin-e-Ulqinit-4

Viteve të fundit White Beach ( ish Bukuria e Ulqinit) u bë vend që i takon për shumë vite si atdheu i festave europiane të ” Beach party”. Festa në plazh nis pasditeve me muzikën house dhe një atmosferë shumë qetësuese.

Atmosfera më spektakolare, sipas fotografive përjetohet në plazhin“ White Beach ( ish Bukuria e Ulqinit)”, ndërsa në plazh të rinjtë “shkallojnë” duke kërcyer muzikë me ritme të zjarrta. Kjo nuk mjafton vetëm ta shohësh, por edhe ta përjetosh Ulqinin.