Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Plazhet me certifikate “Blue Flag” Ulqin – Mali i Zi

OLYMPUS DIGITAL CAMERAPara pak kohësh  Ndërmarrja publike për menaxhimin e të Mirave detare, paraqiti linjën e plazhit të Ulqinit prej 13 kilometrash që u jepet licenca e flamurit të kaltërt për aktivitetin e plazhit dhe në shërbimet e kualitetit, dhe plazhet që i plotësojn kushtet për sigurinë dhe akomodimin më të mirë të pushuesve me parametrat dhe kërkesat bashkëkohore.

Synimi i Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të Mirave detare është që në Mal të Zi të ketë plazhe të tipit “Blu Flag Beach 2014”.

Pastërtia dhe rregulli prezantohen që në hyrje të ambienteve të këtyre plazheve, por tepër të kërkuar nga pushuesit.

Plazhet-me-certifikate -Blue Flag-Ulqin-Mali i Zi-MSM-Beach

Ato jan 6 plazhet me kualitetin e lart të shërbimit plus jan edhe 3 në fazën pilot për ta marrur licencën e flamurit të kaltërt. Nuk mjafton vetëm deti e ditët me diell, por edhe një jetë kulturore.Një numër i madh i plazheve tona kanë marrë flamurin e kaltër, emëruesi i përbashkët i të cilave janë standardet kryesore: pastërtia e ujërave, plazheve, sipërfaqja e rezervuar për çdo çadër dhe turist dhe, mbi të gjitha, për mua më e rëndësishme është mirësjellja e qytetarëve, sipërmarrësve të këtyre bizneseve,vërteton dhe vlerat që ulqinakët kanë për t’u marrë me turizmin.
Prej plazheve që valëvit flamurin e kaltër,duhet përmend ligjin kur flet për kufirin e sigurisë të personit, distancën e plazhit,restoranti, shpërndarjen e pijeve në plazhë,muzika apo qetësia në plazhë, interneti, lojrat e ndryshme e shumë cilësi të tjera të tjera që hyjnë që një plazhë të ketë flamurin e kaltërt.

Plazhet-me-certifikate -Blue Flag-Ulqin-Mali i Zi-Safari-Beach

Agjensia nderkombëtare “Blu Flag” mbetet vigjilente dhe në kontrollimin nga inspektorët e Agjencisë për të parë nëse janë zbatuar kriteret e përcaktuara nga ky organ që në fillim të sezonit turistik dhe a i përbahen standardeve internacionale për një për një turizëm bashkëkohor.

Plazhet-me-certifikate -Blue Flag-Ulqin-Mali i Zi-Copacabana-Beach

Ekspertët e Organizatës Publike të të Mirave Detare, me qendër në Budva, analizojnë ndërkohë në mënyrë periodike ujërat e këtyre plazheve. Drejtuesi i plazhit “Tropikana”, i cili mban flamurin e kaltër prej tetë vitesh, tregon se analizat merren në mbi 30 pika ne bregdetin e Malit të Zi.
Pjesa më e madhe e dallimeve mes qyteteve tona bregdetare dhe atyre malazeze gjenden te rregullat. Krahas vijës së kufirit të sigurisë për pushuesit, në plazhet malazeze gjendet një flamur, që mungon në plazhet tjera të rajonit. Pushuesit mund të lahen kur ai është jeshil, të jenë të kujdesshëm kur është i verdhë dhe nuk duhet të futen në ujë kur shohin flamurin e kuq. Një fundjavë në Ulqin na mjaftoi të shohim të valëviten dy prej këtyre flamujve, në varësi të dallgëve të detit.

Plazhet-me-certifikate -Blue Flag-Ulqin-Mali i Zi-Europa-Beach
Nje promovim shume me i forte dhe, mbi te gjitha, nje pune serioze e organeve internacionale të flamurit të kaltërt, po ben qe Ulqini te marre gjithnje e me shume vlera si destinacion turistik i preferuar.
Plazhet në Ulqin jan tashmë të privatizuara,të ndërtuara në formën e resorteve,të grupuara në funksion të njëra- tjetrës duke qenë te pavarura ne organizim,duke krijojne nje identitet te forte si destinacion turistik i preferuar.

Plazhet-me-certifikate -Blue Flag-Ulqin-Mali i Zi-Lux-Beach

Ja pra plazhet me flamur të kaltërt në Mal të Zi,ku gjashtë plazhe prej 16 gjinden në komun të Ulqinit.
16 Plazhet me Flamur të Kaltërt:

1. ” Club hotel Riviera“, Njivice (Komuna Herceg Novi)

2. “Stevuzo“, gjiri Dobreç (Komuna Herceg Novi)

3. „Almara beach“, Oblatno (Komuna Tivat)

4. Hotel „Plavi Horizonti“ (Komuna Tivat)

5. “Kalardovo”(Komuna Tivat)

6. “Blue Beach”, në Jaz (Komuna Budva)

7. “S&I Beach Life”, në Jaz (Komuna Budva)

8. “Escallera”, në Jaz (Komuna Budva)

9. “Sveti Toma”, Beçiqi (Komuna Budva)

10. Hotel “Queen of Montenegro”, Beçiqi (Komuna Budva)

11. “Paradiso”, Gjiri Utjeha (Komuna Tivar)

12. “Evropa beach” Plazha Madhe (Komuna Ulqin)

13. “Safari beach” Plazha Madhe (Komuna Ulqin)

14. “MCM beach” Plazha Madhe (Komuna Ulqin)

15. “LUX beach” Plazha Madhe (Komuna Ulqin)

16. “Copacabana beach” Plazha Madhe (Komuna Ulqin)

Plazhet-me-certifikate -Blue Flag-Ulqin-Mali i Zi-Miami-Beach

Plazhet pilot në fazë pritje të Flamurit të kaltërt:

1.” Miami Beach” Plazha Madhe (Komuna Ulqin)

2.”Toni Grill Beach” Plazha Madhe (Komuna Ulqin)

3.”Mojito Beach” Plazha Madhe (Komuna Ulqin)