Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Plazhet me te mira me Flamur të Kaltërt në Ulqin

Me rastin e shënimit të jubileut të dhjetë vjetorit të implementimit të këtij programi prestigjioz ekologjik i cili zhvillohet nën kujdesin e Fondacionit për edukim ekologjik në 49 shtete të botës, edhe tek ne, ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare benë vlerësimin prestigjioz e plazheve me të rregulluara ne Mal të Zi, duke perdorur procedura rigoroze për aplikimin e tyre. Duhet cekur se Flamuri i Kaltër jepet jo vetëm për ujin e pastër por edhe për, rojet e shpëtimit, rregullimet e bëra për persona me aftësi të kufizuar dhe kritere të tjera të standardeve moderne.
Riviera-e-Ulqinit-Mali-i-Zi-flamuri i kaltert

Keshtu në linjën e plazhit të Ulqinit prej 13 kilometrash u jepet licenca e flamurit të kaltërt për aktivitetin e plazhit dhe në shërbimet e kualitetit.
Ato jan 6 plazhet me kualitetin e lart të shërbimit, ndersa jan edhe 2 plazhe në fazën pilot për ta marrur licencën e flamurit të kaltërt.
Kështu, flamuri i kaltër do të vazhdoj të valëvis në plazhet e Ulqinit në “Tropicana”, “Safari”,“MCM Beach” “Miami”, “Copacabana”, “Evropa beach”, deri sa të njëjtën gjë shpresojnë pronarët e plazhit “Toni gril” dhe “Lux Beach” që gjenden në fazën pilot për ta marrur licencën e flamurit të kaltërt.
Miami Beach Ulqin Mali i Zi

Edhe për më të dashuruarin ndaj notit dhe detit ndonjëherë një ditë në plazh nuk sjell asnjë kënaqesi nese eshte nje plazh i zakonshem dhe i tej mbushur ne njerez. Lajmi i mirë është se Blue Flag.org ka zbuluar disa plazhe ende të paeksploruara në Mal të Zi. Ja disa prej tyre:Ja pra plazhet me flamur të kaltërt në Mal të Zi, ku tetë plazhe prej 19 gjinden në komun të Ulqinit.
Plazhe me Flamur të Kaltërt në Mal të Zi:

Beaches in Montenegro

Region Municipality Beach name Accessible
Montenegro Tivat ALMARA BEACH
Montenegro Budva BLUE BEACH
Montenegro Bar CENTAR SUTOMORE
Montenegro Herceg Novi CLUB HOTEL RIVIERA Wheelchair access to the beach
Montenegro Ulcinj COPACABANA
Montenegro Herceg Novi DOBREC
Montenegro Budva ESCALLERA BEACH
Montenegro Ulcinj EVROPA BEACH
Montenegro Tivat KALARDOVO Wheelchair access to the beach
Montenegro Ulcinj MCMBEACH
Montenegro Ulcinj MIAMI Wheelchair access to the beach
Montenegro Bar PARADISO Wheelchair access to the beach
Montenegro Tivat PLAVI HORIZONTI Wheelchair access to the beach
Montenegro Herceg Novi PORTO ZANJIC
Montenegro Budva QUEEN OF MONTENEGRO
Montenegro Budva S&I BEACH LIFE
Montenegro Ulcinj SAFARI
Montenegro Budva SVETI TOMA Wheelchair access to the beach
Montenegro Ulcinj TROPICANA Wheelchair access to the beach

Plazhi Safari Ulqin.3

Nuk mjafton vetëm deti e ditët me diell, por edhe një jetë kulturore.Një numër i madh i plazheve tona kanë marrë flamurin e kaltër, emëruesi i përbashkët i të cilave janë standardet kryesore: pastërtia e ujërave, plazheve, sipërfaqja e rezervuar për çdo çadër dhe turist dhe, mbi të gjitha, për mua më e rëndësishme është mirësjellja e qytetarëve, sipërmarrësve të këtyre bizneseve,vërteton dhe vlerat që ulqinakët kanë për t’u marrë me turizmin.
Plazhi Copacabana Ulqin Mali i Zi.1
Prej plazheve që valëvit flamurin e kaltër,duhet përmend ligjin kur flet për kufirin e sigurisë të personit, distancën e plazhit,restoranti, shpërndarjen e pijeve në plazhë,muzika apo qetësia në plazhë,interneti,lojrat e ndryshme e shumë cilësi të tjera të tjera që hyjnë që një plazhë të ketë flamurin e kaltërt.

Në të gjithë bregun e Malit të Zi numërohen 19 plazhe “Flamur i kaltër” dhe 6 prej tyre që gjenden në fazën pilot për ta marrur licencën e flamurit të kaltërt.
Plazhi Tropikana Ulqin Mali i Zi

Plazhi Tropikana e ka prej tetë vitesh flamurin tregon Sulejman Bajrami.Ai tha se ujërat e bregut kontrollohen nga ekspertë dhe Shoqata Ndërkombëtare e Detit, me qendër në Copenhagen të Denimarkes.  Në rastet kur rrymat e ujit sjellin ndotje, në zyrat e jona mbërrin një e-mail që i urdhëron të ulin flamurin e kaltër. Kështu, pushuesit njoftohen se uji nuk është plotësisht i pastër”. Ekspertët e Organizatës Publike të të Mirave Detare, me qendër në Budva, analizojnë ndërkohë në mënyrë periodike ujërat e këtyre plazheve. Drejtuesi i plazhit “Tropikana”, i cili mban flamurin e kaltër prej tetë vitesh, tregon se analizat merren në mbi 30 pika ne bregdetin e Malit të Zi.
Pjesa më e madhe e dallimeve mes qyteteve tona bregdetare dhe atyre malazeze gjenden te rregullat. Krahas vijës së kufirit të sigurisë për pushuesit, në plazhet malazeze gjendet një flamur, që mungon në plazhet tjera të rajonit. Pushuesit mund të lahen kur ai është jeshil, të jenë të kujdesshëm kur është i verdhë dhe nuk duhet të futen në ujë kur shohin flamurin e kuq. Një fundjavë në Ulqin na mjaftoi të shohim të valëviten dy prej këtyre flamujve, në varësi të dallgëve të detit.
Plazhi MSM Ulqin Mali i Zi
Nje promovim shume me i forte dhe, mbi te gjitha, nje pune serioze e organeve internacionale të flamurit të kaltërt, po ben qe Ulqini te marre gjithnje e me shume vlera si destinacion turistik i preferuar.
Plazhet në Ulqin jan tashmë të privatizuara,të ndërtuara në formën e resorteve,të grupuara në funksion të njëra- tjetrës duke qenë te pavarura ne organizim,duke krijojne nje identitet te forte si destinacion turistik i preferuar.
Plazhi Europa Ulqin Mali i Zi

Ndërkohë të gjitha institucionet qeveritare kanë hartuar planet e tyre të masave të detajuara për mbarëvajtjen e sezonit turistik, për të garantuar shendetin dhe jetën e pushuesve dhe turistëve në Ulqin.
Ulqini tashmë është zgjuar tërësisht nga “përgjumja dimërore” dhe këto ditë bregdeti është gjallëruar nga pushues të shumtë nga gjitha viset e botës.