Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Plazhi Albatros Beach Ulqin

Plazha e Albatrosit në UlqinPlazha e Albatrosit gjendet në një vend unik, të paprekur nga dora e njeriut, e rrethuar nga pishat mijëvjeçare të cilat përveç tjerash i falin freskinë e papërjetuar ku tjetër. Kjo plazhë gjendet afër hotelit Albatros, vetëm 1km larg qendër së qytetit dhe zhurmës e tollovisë verore. Ky është një vend ideal për të gjithë ata që dëshirojnë të pushojnë shpirtin e tyre dhe të dëgjonë vetëm shushuritjen e valëve të detit, këngën e zogjëve dhe puhizën verore.
Teraca e Restorantit Piceria  Aragosta

Kjo është një plazhë shkëmbore e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për një pushim të këndshëm, duke filluar nga çadrat e gjëra, shtretërit e rehatshëm me mbulesa speciale, garderoberëve e objekteve sanitare si tualeti e dushi. Në kuadër të plazhës është edhe restauranti me një pamje shumë të veçantë e speciale ku vetëm pishat arrijnë të freskojnë ajrin e nxehtë verorë. Një presonel shumë i këndshëm e profesional do të ju shërbej specialitete të ndryshme peshku, pizza, sallata freskuese e shumë surpriza për të cilat do të bindeni edhe vete.
Plazhi shkamor i Albatrosit

Nga plazhi dhe vet restauranti mund të soditni perëndimin e diellit ku vetëm nuancat e kuqërremta të përzierjes së detit e qiellit të kaltërt do të ju bëjnë të përjetoni çaste të shkëlqyera duke pirë kafenë e pasdites.