Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Plazhi Copacabana Beach Ulqin

Plazhi Copacabana Ulqin Mali i ZiCopacabana e cila është pjesë e Plazhit të Madh, dhe gjendet në rrugën që të çon për lumin Buna është një nga plazhat më të bukura, më komode dhe me nivel e shërbime të larta, jo vetëm në Ulqin e Mal të Zi, por edhe më gjërë. Copacabana është një ndër 19 plazhat e Malit të Zi të cilat janë bartëse të flamurit të kaltërt.

Plazhi me i frekantuar ne ulqin

Ajo me plot krenari gëzon këtë titull sepse njëkohësisht edhe plotëson të gjitha standardet botërore dhe kushtet për një pushim të këndshëm. Përveç shtetërve shumë të rehatshëm dhe çadrave të gjëra, Copacabana në kuadër të vet posedon edhe restaurantin me një personel shumë profesional, shumë të këndshëm në shërbimin e specialiteteve të shijshme të peshkut, mishit në zgarre, picave e pijeve freskuese, bar terracën, këndin e lojrave për argëtimin e fëmijëve me lodra të ndryshme në rërë dhe në ujë, fusha sportive për rekreacion të të gjitha moshave, garderober, objekte sanitare si dhe një numër të madh parkimi të automjeteve.
Aty ku pushimi juaj merr kuptim!