Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Plazhi i Valdanosit perla natyrore e Ulqinit

Plazhi i Valdanosit-Perla e Ulqinit-Ulqini ka shumë plazhe magjepsëse por Valdanosi është një nga plazhet më të bukur të të gjithë bregdetit të Malit të Zi, i strukur thellë, mes kodrinave me ullinj e me gjelbërim të përhershëm të shkurreve, i rrethuar me shkëmbinj të lartë, që krijojnë gjire të vegjël e të mahnitshëm, tepër joshës për të rinjtë dhe adhuruesit e vetmisë dyshe. Por vizitorët gjithnjë kërkojnë plazhe interesante për të vizituar. Plazhi i Valdanosit, është ndër  plazhet më të bukura në Ulqin dhe Mal të Zi dhe një prej më të bukurave në botë. Gjendet në gjirin me të nëjtin emër. Është plazh me guralecë të vogël në sipërfaqe, kurse në fund të detit ka rërë dhe guralecë.

Plazhi i Valdanosit-Perla e Ulqinit-1

Gjiri i Valdanosit me plazhin e vetë gjendet pak minuta nga qyteti i Ulqinit është një nga vendet më të bukura dhe të vecanta për ujin, klimën dhe jodin e detit. Një parajsë natyrore e vizatuar si nga dora e njeriut, paraqet karakteristika shumë të dobishme për shëndetin. nëse keni vizituar plazhet tjera në bregdetin e Ulqinit,sikurse plazhin MSM, plazhin Tropicana, plazhin Copakabana, plazhin Saranda Beach, plazhin Miami apo plazhet të tjera të bregdetin e Malit të Zi mos humbi mundësinë për të parë qoftë edhe për pak orë këtë plazh. Rruga e magjistrales e bën mbërritjen edhe më tërheqse nga peizazhi mahnitës që shikon nga maja e luginës së Valdanosit.

Beach-Bar-Valdanos-Ulqin-Ulqini-

Në plazhin privat të Valdanosit mund të merrni me qera shezllone, çadra, dhe të shfrytëzoni barin dhe restorantin për drekën tuaj. Pavarësisht zonave me plazhe private, aty mund të gjeni shumë zona me plazhe publike.

Gjiri i Valdanosit është një vend me restorantë dhe barë në plazhe nga ku mund të shijohet më së miri një perëndim romantik dielli. Ky plazh është një nga plazhet më natyrale të Rivierës së Ulqinit. Plazhi i Valdanosit është shumë i izoluar dhe ofron një përvojë të këndshme plazhi. Këtu mund të gjejni pak intimitet duke ndjekur shtigjet që të çojnë larg plazheve të mbipopulluara të Ulqinit.

Plazhi i Valdanosit-Perla e Ulqinit-3

Diçka për Plazhin e Valdanosit

Në largësi prej 4km në veriperëndim të Ulqinit, në mes të Mavrianit dh Mandrës në formë të patkoit,është gjiri i Valdanosit. Gjelbërimet e tija te cilat e rrethojnë dukshem gjirin, zbresin dhe humbin thellë në det, plazhi është kurse në fund të detit ka rërë dhe guralecë me diametër 1-20 cm, kurse plazhi është i gjatë 800 metra.

Plazhi i Valdanosit-Perla e Ulqinit-4

Për ndryshim nga gjinjtë tjerë, kjo është e mbrojtur prej erës së jugut dhe të veriut,andej edhe shpesh herë ku bënte moti i lig këtu strehoheshin edhe  anijet. Në mes të plazhit gjendej karantina .Që banorët e qytetit të mbroheshin nga sëmundjet me të cilat ekuipazhi i anijeve mund të infektohej gjatë udhëtimeve, para daljes anijet detyroheshin që një kohë të caktuar të qendrorë në karantinë.

Plazhi i Valdanosit-Perla e Ulqinit-5

Me 1833 ka ndodh që një anije e Ulqinit e tipit brigantinë ka sjellë të infektuar prej Aleksandrijet në Valdanos ku me urdhrin e udhëheqjes së Portit të Ulqinit 40 dit është ndalë në karantinë. Fundi zallor i plazhit, ne sipërfaqe prej 14000 m² dhe është formuar me grimcimin e gurëve.