Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Plazhi Lux Beach Ulqin

Plazhi Lux Ulqin Mali i ZiLux Beach gjendet në Plazhin e Madh të Ulqinit, në rrugën që të çon për Ada Buna. Ajo është një plazhë e rehatshme për familjarë dhe të rinj. Përveç shtretërve komod me mbulesa speciale dhe çadrave, në kuadër të plazhit është edhe bari dhe restauranti ku ju mund të kaloni çaste të mrrekullueshme të pushimit tuaj dhe të shijoni ushqimet tradicionale dhe specialitet e peshkut si dhe mishit në zgarrë.

Shezlongjet me çadra me standarde europiane

Lux Beach ka menduar poashtu edhe për argëtimin tuaj dhe të fëmijëve tuaj duke vënë në dispozicion këndin e lojrave dhe fushat sportive për mosha të ndryshme. Por, kushtet plotësohen gjithnjë…plazha posedon edhe parking falas nën hijen e pishave mijëvjeçare, garderober, tualet dhe dush.
Stafi i Plazhit Lux
Për kënaqësinë tuaj dhe tonën, shërbimi kualitativ dhe i shpejtë është gjithmonë prezent në Lux Beach!