Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Plazhi Miami Beach Ulqin

Miami Beach Ulqin Mali i ZiMiami Beach gjendet në kilomentrin e dytë të Plazhës së Madhe, në rrugën që të çon për Ada Buna dhe është 240m e gjatë. Miami Beach e cila është bartëse e flamurit të kaltërt të cilin e ka fituar një ndër plazhat e para, në vitin 2006 nga Ministria e Turizmit dhe Organizatës Nacionale Turistike është shpallur plazha më e mirë në Mal të Zi. Të gjitha këto epitete të cilat Miami Beach I mbron me krenari, për prestigjin të cilin e gëzon kjo plazhë flet edhe tradita e saj 10 vjeçare.
Plazhi Miami me restorant

Miami Beach përveç çadrave dhe shtretërve të rehatshëm posedon edhe tende private, restaurantin i cili ofron kuzhinë nacionale dhe internacionale, barin, objekte sanitare, garderober si dhe punkt shitjeje-shërbimi për të gjithë ata që kanë nevojë për një akullore apo pije freskuese. Përveç tjerash, plazha ka në dispozicionin e vet edhe 4 terene volibolli dhe fushë për futboll të vogël, për the gjithë ata që adhurojnë sportin dhe rekreacionin. Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të argëtohen sa më mirë, Miami Beach ka menduar edhe për ata duke vendosur këndin e lojrave për fëmijë dhe pedalinave në ujë.
Pamje fantastike e Plazhit Miami Beach

Miami Beach poashtu organizon edhe shëtitje me anije deri te Lumi Buna, Gjiri i Valdanosit dhe Kalaja e Ulqinit.

Vizitoni Miami Beach sepse do të ju presin shumë surpriza!