Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Plazhi Safari Beach Ulqin

Restoranti i plazhit SafariNëse keni dëshirë të vizitoni plazhën Safari, shumë lehtë do ta gjeni. Vetë përcjellni shenjat anës rrugës që të çon për Ada Buna, në kilometrin e 3-të të Plazhit të Madh, ata do të ju dërgojnë deri te plazhi shumë atraktiv i cilin me plot mburrje gëzon flamurin e kaltërt. Një hurje mbreslënëse për në Safari, pëafërsisht rreth 5 hektarë tokë e mjellur me një numër të madh të pishave, i japin freski gjithë plazhit.

Hyrja ne Plazhin Safari

Aty është edhe parkimi falas i cili ofron një kapacitet të madh makinash, rreth 500 prej tyre. Çadrat dhe shtretërit prej druri sigurojnë një rahati të papërsëritshme. Në kuadër të plazhit gjenden edhe dy bare dhe restauranti ku ju mund të shërbeheni me specialitete të shijshme peshku, specialitete nga zgarra dhe pije freskuese. Përveç notit dhe rrezitjes, mysafirët mund edhe të shoqërojnë fëmijët e tyre në këndin e lojrave. Fëmijët do të kalojnë çaste të paharruara duke kërcyer në trambolinë apo topogan.

çadrat VIP ne plazh

Gjithashtu në dispozicionin tuajt, përveç objekteve sanitare dhe kujdestarit, janë edhe fusha për futboll dhe voliboll, si dhe mundësia e shfytëzimit të sporteve ujore, si hedhjes me parshutë dhe vozitjes me scooter.

shezlongjet antibakterike
Safari duke qenë pjesë e Dely Tours organizon shetitje me anije deri te Guri i Gjeranave, si dhe shetitje me autobus përreth Bokës së Kotorrit dhe Dubrovnikut.
Të gjitha i keni në një vend!