Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Plazhi White Beach Ulqin

Umbrella Plazhi White Beach UlqinWhite Beach (ish Bukuria e Ulqinit) gjendet në kilometrin e tretë të Plazhit të Madh, në rrugën që të çon për Ada Buna. Është shumë lehtë të gjeni White Beach sepse te ne është gjithçka e bardhë. Shtretërit e bardhë e të rehatshëm me mbulesa speciale, çadrat e bardha dhe të gjëra, si dhe VIP shtretërit të mbuluar me material të bardhë për të gjithë ata që janë në kërkim të qetësisë absolute dhe relaksit të këndshëm veror.
Plazhi White Beach Ulqin.1

Në kuadër të plazhit gjendet edhe bari dhe restauranti ku ju do të shërbeheni këdshëm me specialitete të peshkut, e shumë specialitete tjera të freskëta e pije freskuese gjthashtu. Nuk mungon as këndi i lojrave për argëtimin e fëmijëve, parkingu falas, objeketet sanitare si tualeti dhe dushi, garderober dhe kujdestarë të vijës bregdetare gjatë gjithë ditës.
Plazhi White Beach Ulqin

Për të plotësuar dëshirat e familjarëve dhe të rinjve, White Beach ofron hapësirat e ndara për të dy palët. White Beach posedon gjithashtu edhe klubin e natës, të vizituar nga shumë të rinj dhe DJ të njohur kososvarë e të huaj, e hapur për të gjithë deri në orët e vona të mëngjesit.

Vizitoni White Beach për të përjetuar pushimin e vërtetë në Ulqin!