Hotels in Ulcinj suchen

calendrier
calendrier

Restoranti, Piceria Saranda Beach Ulqin

Restoranti, Piceria Saranda Beach Ulqin gjindet ne kilometrin e dytë të plazhit të madhë. Restoranti ofron kushte komode, ambiente te kendshme, te qeta dhe natyrisht nen kenaqesine e pamjes se mrekullueshme qe te ofron plazhi Saranda Beach Ulqin, aty ku deti duket si ne pellembe te dores dhe perendimi i diellit te mahnit.

Saranda Beach eshtë njëra ndër plazhet dhe restorantet më atraktive në plazhën e madhe të Ulqinit.
Nese doni te keni me shume kenaqesi, argetim, cilesi dhe sherbim te mrekullueshem,ejani dhe vizitoni Restorantin Saranda Beach Ulqin.
Në Restorantin Piceria Saranda Beach ju do te gjeni hapsiren e duhur, sherbimin me te mire dhe gatime tradicionale shume te shijshme, dhe vendodhje perfekte per te gjitha te mbledhura sebashku.

Restoranti perbehet nga 2 pjesë, teresisht i punuar prej druri dhe eshte i pershtatshem per çfaredolloj eventi apo banketi qe mund te organizohet. Restoranti, Pizeria Saranda Beach Ulqin jane pjese e nje ambienti te mrekullueshem prej druri, elegant, modern, komod, i kendshem dhe natyrisht teper i ngrohte e terheqes per klientet.

Specialitetet e Restorantit Piceri Saranda Beach Ulqin

Kuzhina jone eshte bazuar ne ate tradicionale shqiptare ku spikasin mishi,peshku dhe specialitete ditore të ndryshme dhe kuzhine mesdhetare. Varjantet e perzgjedhura jane te larmishme dhe te gatuara ne çast. Nga keto bie ne sy edhe gatimi i picave te shumëllojëshme, bamjeve, patlixhanave, specave, File pule,biftek, ramstek,mishi i përzier, bërxhollë viçi, gulash, spageti bolonieze, spageti karbonara, pomfrit,omlet ,sallata te ndryshme, si dhe nuk mungojne edhe prodhimet e detit si peshku, njalat qe shtojne edhe nje shije tjeter ne tryezen tuaj.

Në Restorantin Piceria Saranda Beach Ulqin nuk mungon edhe peshku, ku gatuhen të gjitha llojet e këtij të fundit, duke filluar që nga merluci, ngjala, koce, levrek,qefull,dorade, gjuza, sepje e deri te kallamari i mbushur dhe karkaleca deti.

Duhet cekur se Restoranti,Piceria Saranda ju ofron edhe gjella nga skara.

Restoranti ofron gatime te shkelqyera, te shijshme te gatuara me mjeshteri nga kuzhunieret tane profesioniste.

Menuja e Restorantit ,Piceria Saranda Beach Ulqin eshte e pasuruar me pijet tradiconale shqiptare si dhe te huaja ku spikasin kokteilet nga me te ndryshmet. Gjithashtu Restoranti, Pizeria  ofrone nje perzgjedhje shume te mire te vererave dhe embelsirave si ato tradicionale (bakllava, gurabije, ballakume, revani) ashtu dhe llojet e tortave që konsumohet edhe në kuzhinat e huaja.

Ndërsa, përsa u përket pijeve, me të cilat shoqërohen gatimet shqiptare, në restorante më tepër preferohen verërat franceze dhe italiane dhe ato vendase.

Ne organizom Meny për festa,Martesa dhe bankete, feste Bajrami etj.

 

Restoranti,Piceria Saranda Beach Ulqini nuk ka menduar vetem per te rriturit, por edhe per femijet ku ka rezervuar nje pjese te hapsirave te tij per lodra. Aty femijet mund te kalojne ore te kendshme, duke luajtur me njeri tjetrin dhe natyrisht duke i dhene mundesine dhe prinderve te tyre te kalojne sa me kendshem prane ambienteve tona te Restoranti,Piceri Saranda.

Në plazhin Saranda Beach Ulqin, pushimet tuaja janë të shenjta dhe me ne, ato bëhen të paharrueshme.

Për  informacione tjera  të hollësishme mund të informoheni në telefonin 069 902 094

Ju mirëpresim në plazhin dhe restorantin Saranda në plazhin e madhe në Ulqin