Dokumentari i plotë : “Trashëgimia kulturore përmes filmit dokumentar“

Gazetar/e Dafina Teliqi & Bekim Çoba
Kamera:Shaban Bani Bajraktari
Montazhi : Amir Sukaliq

Përmes rrëfimeve dhe bisedave me njohës të mirë të trashëgimisë kulturore në këtë dokumentarë janë zbërthyer të vërtetat, rëndësia, legjenda të ndryshme për këtë trashëgimi kulturore . Dokumentari pasqyron situatën aktuale, gjendjen e mjerueshme të shumicës së krojeve .
Qëllimi i këtij dokumentari është afirmimi dhe promovimi i burimeve të vjetra, gjegjësisht ngritja e vetëdijes së qytetarëve të komunës së Ulqinit për vlerën dhe rëndësinë e ruajtjes së krojeve të vjetra, si dhe aplikimin e tyre në të ardhmen.
Realizimin e këtij dokumentari e financoi- Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave
Pikëpamjet e shprehura dhe përmbajtja e aktiviteteve të projektit janë ekskluzivisht përgjegjësi e autorit ose botuesit dhe nuk shprehin domosdoshmërish pikëpamjet e Fondit.
Shikim të këndshëm!

KROJET E ULQINIT: Kroi i Ali Shahut, Kroi i thatë, Kroi i Salë Kikes, Kroi i Detarëve, Kroi i Zanave, Kroi i Begut, Kroni i Mustafajt, Kroni i Bashbylykut, Kroni i Ultimit, Kroni i Çinarit, Kroni i Limanit, Kroi i Skurjave, Kroi me shkalla, Kroi i Ballos, Kroi i Shurdhajve, Kroi i Gjeranave.