Shkuma Party” ndez plazhin e Far Beach në Ulqin

Në plazhin e Far Beach në Ulqin në mëngjes mund të çlodhesh, ndërsa mbrëmjeve festat janë të zakonshme. Gjithmonë në plazhe organizohen kërcime transgresive, ndërsa muzika është e “institucionalizuar” në ketë plazhë.

Në mes të plazhit, për çdo ditë është kthyer në vendin ku qindra të rinj argëtohen. Këto festa që bëhen gjatë drekës kryesisht, kanë një frekuentim shumë të madh nga vajzat dhe nga djemtë në shoqrinë e njëri- tjetrit.

Për çdo ditë, shumë të rinj që gjenden në bregdetin e Ulqinit, një prej formave të argëtimit kanë “shkuma party”, të cilat ofrojnë argëtim pa masë me DJ. Janë të rinj të huaj, por edhe emigrantë që kthehen për pushime, të cilët marrin pjesë në festat e mëdha me “shkuma party”.

Muzika me ritme të çmendura dhe shumë sensualitet u bë realitet në disa plazhe të Ulqinit. Këta janë përbërësit e pamungueshëm të “Beach shkuma party” në ketë plazhe, dhe festat popullore në plazh që i bëjnë çdo vit e më të nxehta pushimet e të rinjve nga gjithë vendet europianë.

Janë një numër i madh lokalesh në të gjthë vijën bregdetare që organizojnë çdo ditë të javës festa të tilla për të argëtuar të rinjtë në plazh.