Vera e nxehtë i ka çuar të gjithë njerëzit në plazh. Prej javësh edhe vipat shqiptarë po shijojnë bregdetin tonë të Ulqinit, por jo vetëm. Disa kanë zgjedhur që këtë verë të shkojnë ne pushime në Adën e Bunës dhe në Dolcinium Kite Surf Club, ku gjindet aktualisht Modelja Emina Çunmulaj para plazhit të restorantit Dolcinium Kite Surf Club, për të kaluar disa ditë relaksuese me familjen e saj.

Duket se Emina ka nisur pushimet verore dhe vendi që ka zgjedhur është ndryshe nga ai që mund të kishit menduar. Bukuroshja ka vendosur ti kaloj ditët e relaksit në vendlindjen e saj, Ulqin dhe Tuz dhe këtë na e ka bërë me dije me anë të postimeve në Instagram.

“Modelja Emina Çunmulaj ka folur në podcastin e kryeministrit Edi Rama edhe për familjen e saj. Çunmulaj është e martuar me një biznesmenin iranianin, Sam Nazarian dhe kanë tre fëmijë sëbashku. E pyetur nga Rama, se përse zgjedh që t’i bëjë pushimet në Mal të Zi, kur bashkëshorti i saj ka hotele dhe resorte nga më luksozet në botë, ajo tha se sepse do që fëmijët të mos harrojnë kurrë në jetë se nga e kanë nënën. Ajo thotë se në Ulqin e kalon sikur të jem në Maldive”.