‹ Return to Pushimet ne Rivieren e Ulqinit me çmime korekte
NHT “Riviera e Ulqinit” sh. a. që administron hotelet “Olympic” dhe “Bellevue” në Plazhin e Madh dhe me kampin nudistik “Ada Buna”, është bartës i ekonomisë turistike të Ulqinit më se 40 vjet. Në përbërjen e vet “Riviera e Ulqinit” posedon edhe me dy autokampe: “Neptun” në Plazhin e Madh, dhe kampin “Ada Buna”, që është në kuadrin e kampit nudistik. Komplekset hoteliere, si në Ada Buna, ashtu edhe në Plazhin e Madh, gjenden fare afër plazhit, të rrethuar me parqe de peizazhe të mrekullueshme, të mysafirëve të hoteleve u janë siguruar qetësia dhe privatësia, deti i pastër dhe plazhet ranore, kuzhina e pasur, jeta argëtuese e natës dhe shërbimi kualitetativ. NHT “Riviera e Ulqinit” në ofertën e vet i ka të gjitha llojet e terreneve sportive, një numër të madh restorantesh, tarraca dhe bare, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm i vendosjes i “Rivierës së Ulqinit” është 1600 shtretër. Klima e butë mediterane e Ulqinit, me mbi 240 ditë me diell në vit, e bën që Ulqini të jetë tërheqës për turistët në të gjitha katër stinët e vitit, ndërsa hotelet “Olympic” dhe “Bellevue” në Plazhin e Madh, që shtrihet në gjatësinë prej 13 km, i kanë të gjitha kushtet për punë dhe në periudhën dimërore, andaj janë të hapur gjatë tërë vitit. Kampi nudistik gjendet në ishullin lumor Ada, me një plazh ranor prej 2800 m të gjatë, që rri hapur për turistë prej majit deri në nëntor. Qyteti më jugor në Mal të Zi është një bashkim i shkëlqyeshëm i Lindjes dhe Perëndimit, të modernes dhe historikes, ndërsa mozaiku turistik i Ulqinit, në larushin që të përvetëson, është i rrethuar me detin Adriatik, lumin Buna, liqenin e Shasit, me trungjet qindravjeçare të ullinjve në luginën e Valdanosit, ishullit parajsor Ada, dhe të vegjetacionit të bujshëm në çdo hap. Ulqini është njëri ndër destinacionet më atraktive në Mal të Zi, ndërsa NHT “Riviera e Ulqinit” është adresa e drejtë për pushimin dhe rekreacionin tuaj. Mirë se na vini!