Nesër “Netët e Klipit Shqiptar”, nisin zyrtarisht në Ulqin. Hyrjen do ta shënojë emisioni i parë prezantuesja Drita Ziri në RTSH, me të ftuar personazhe të njohur, kujtime dhe përjetime emocionuese, analiza dhe biseda për muzikën dhe prurjet e këtij viti.

50 klipe konkurrojnë sivjet në garën shqiptare, drejt një finaleje të madhe që do të mbahet në Ulqin me 27 Maj. Juria profesioniste ka ditë tashmë që ka nisur punën dhe prurjet duken më shumë se cilësore.

Lajmi i mirë që na kënaq dhe na bën të ndihemi krenar për këtë produkt tonin është fakti se “Netët e Klipit Shqiptar” tanimë përfshinë të gjithë Ballkanin.

Artist të rinj, por edhe të afirmuar, nga vende të ndryshme të Evropës janë prezantuar me klipet e tyre të reja në këtë konkurrim.