FILLIMI I SEZONIT TURISTIK NË ULQIN

January 19, 2008   | Uncategorized

FILLIMI I SEZONIT TURISTIK NË ULQIN

http://video.google.com/videoplay?docid=-7329197245647851318 Edhe sezoni i sivjetshëm pritet të jetë në vazhdën e disa viteve të kaluara, ku ai do të zgjasë më së shumti dy muaj dhe ku pjesën dërmuese të turistëve do ta përbëjnë turistët nga Kosova.
Fillimi i çdo sezoni turistik në Ulqin pritet me ankth për shkak se jeta e pjesës më të madhe të banorëve të këtij qyteti është e lidhur me turizmin. Sezoni i sivjetshëm duket se do të jetë në vazhdën e viteve të kaluara, qoftë për nga numri i turistëve, struktura e tyre si dhe kohëzgjatja e tij. Edhe ky sezon pritet të zgjasë më së shumti dy muaj dhe pjesën dërmuese të turistëve, si zakonisht, pritet ta përbëjnë turistët nga Kosova.
Përkundër premtimeve që jemi mësuar tzi dëgjojmë në mbarim të çdo sezoni dhe me rastin e prezantimit të ofertës turistike, Ulqini këtë sezon turistik nuk do të ndryshojë shumë nga ai i vitit të kaluar. Përveç investimeve në sektorin privat dhe shtimit të kapacitetit akomodues në këtë sektor, investime të tjera të mëdha, qoftë në infrastrukturë apo në objekte të turizmit të lartë nuk mund të vërehen.
Privatizimi i objekteve hotelierike, të cilat dikur shërbenin si simbole të turizmit të këtij qyteti, deri tani është treguar i pasuksesshëm. Nga ana tjetër, mungesa e një strategjie për zhvillimin e këtij sektori, qoftë në nivel lokal apo në atë republikan, ka ndikuar në zhvillimin e shumë dukurive negative dhe problemeve. Shumica e tyre janë krijuar me vite dhe për zgjidhjen e tyre nuk është bërë pothuajse asgjë.
Në mungesë të investimeve në fushën e turizmit dhe të një strategjie konkrete të zhvillimit të kësaj dege, si dhe të përmirësimit të cilësisë së ofertës turistike të këtij viti, bukuritë natyrore, sidomos plazhet mbesin monedha kryesore me të cilën Ulqini do të përpiqet tzi tërheqë dhe joshë turistët edhe sivjet, ndërkaq çmimet pritet të jenë të njëjta me ato të vitit të kaluar.
Megjithatë, përkundër problemeve, Ulqini pritet të jetë edhe sivjet destinacion i preferuar për shumë turistë.