Organizata turistike e Ulqinit

January 22, 2008   | Turizmi / Turizam

Forca e re demokratike ulqinForca e re demokratike, ka jap kontribut të madh për themelimin e organizatës lokale Turistike dhe në mënyre aktive është kyçur në diskutimin publik ashtu që teksti i këtij vendim të jetë i përmirësuar, duke inkuadruar në vendim disa pjesë në bazë të Ligjit mbi organizata Turistik dhe duke përdorur praktikën e Komunave tjera për ti tejkaluar vështirësitë në implementimin e Vendimit.
Pjesërisht e kemi përmirësuar propozim tekstin e Vendimit për ti shmangur centralizmin e plotë e cila ne propozim ishte drastike dhe Kryetarit të komunës që përpos Kryetarit të Organizatës Turistike i jepte edhe funksionin e kryetarit të këshillit drejtues dhe disa ingjerenca tjera të Drejtorit ekzekutiv.
Ky vendim do të mbesë vetëm letër, një kohë të gjatë, për arsye që nuk do të formohet së shpejti as Kuvendi i Organizatës Turistike sepse parametrat e përcaktuara në Vendim e vështirësojnë zgjedhjen e anëtarëve të kuvendit të Organizatës Turistike për të cilën FORCA ka tërheqë vërejtjen dhe ka propozuar një sistem më të thjeshtë. Me taksat e parapara që janë inkuadruar me propozimin e FORCËS, krijohet një bazë e mirë për fillimin e punës të kësaj organizate ashtu që me taksën e ekskursioneve dhe taksën turistike, gjegjësisht taksen e shtëpive për vikend, mund të priten të ardhura mbi 500,000€, por nëse në kohe fillon implementimi. Në bazë të praktikës së deritashme si edhe duke njohur bazën e të dhënave që ka komuna e Ulqinit, të ardhurat nga këto taksa do te jenë minimale në vitin 2008.
Atë çka këshilltarët e FORCËS dhe të tjerët i ka detyruar që të jenë të përmbajtur për votimin e këtij vendimi është fakti se koalicioni “Për Ulqinin Evropian” Sekretarit për ekonomi ja ndali mundësin për të dhëne shpjegime për amendamentet e propozuara, gjë që nuk është praktik demokratike. Pra vendimi u miratua pa ja dhanë fjalën përfundimtare Sekretarit për ekonomi.
Për arsye të centralizimit të pushtetit në Komunën së Ulqinit, dhe për shkak të përdorimit të mjeteve të Organizatës Turistike për nevoja të buxhetit të Komunës, vlerësojmë që kjo organizatë nuk do të kryej detyrën e vet dhe shprehim dyshim që në krye të saj do të emërohet dikush që do ti përmbush nevojat dhe kërkesat e saja.

Shërbimi Informativ i Forcës