Shqiptarët nuk dinë kë ta mbështesin për president në Mal të Zi

January 22, 2008   | Lajmet / Vijesti

Kryetari i LD në MZ, Mehmet Bardhi,UlqinUlqin, 21 janar —Megjithëse disa nga udhëheqësit e partive politike të shqiptarëve në Mal të Zi, shprehin haptas mbështetjen ndaj kandidaturës së kryetarit aktual Filip Vujanovic, shqiptarët ende nuk kanë një qëndrim unik dhe as përfundimtar se cilin nga kandidatët për kryetar të ri të Malit të Zi do ta mbështesin më 6 prill. Kryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LDMZ), Mehmet Bardhi, tha për KosovaLive se kjo parti nacionale parlamentare shqiptare, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale malazeze që do të mbahen më 6 prill të këtij viti do të përkrah kandidatin e socialistëve në pushtet, përkatësisht kryetarin aktual malazias, Filip Vujanovic.”Në të vërtetë, ky është mendimi im, meqë strukturat e partisë ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar, edhe pse mendoj se Vujanovic si kryetar shteti në mandatin e kaluar katërvjeçar nuk ka bërë sa duhet”, tha Bardhi.Vasel Sinishtaj
Ndërkaq, homologu i tij, Vasel Sinishtaj, lider e deputet i Alternativës Shqiptare (ASH), i tha KosovaLive se ky subjekt politik shqiptar, nuk e ndryshon qëndrimin e tij dhe do të përkrah atë kandidat presidencial që premton lirimin e të arrestuarve në aksionin famëkeq të policisë, “Fluturimi i shqiponjës”.

Gazeta express