Zgjedhjet për presidentin në Mal të Zi, shqiptarët në dilemë

January 24, 2008   | Lajmet / Vijesti

Mehmet BardhiShqiptarët e Malit të Zi janë ende në dilemë për votën në zgjedhjet presidenciale në vend, që do të zhvillohen pas disa javësh. Disa nga udhëheqësit e partive politike të shqiptarëve në Mal të Zi, kanë shprehur haptas mbështetjen ndaj kandidaturës Filip Vujanoviç për presidencën e Malit të Zi, por zgjedhësit shqiptarë ende nuk kanë një qëndrim unik dhe as përfundimtar se cilin nga kandidatët do të zgjedhin më 6 prill. Kryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi, tha për KosovaLive se kjo parti nacionale parlamentare shqiptare, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale malazeze që do të mbahen më 6 prill të këtij viti, do të përkrah kandidatin e socialistëve në pushtet, përkatësisht kryetarin aktual malazias, Filip Vujanoviç. “Në të vërtetë, ky është mendimi im, meqë strukturat e partisë ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar, edhe pse mendoj se Vujanoviç si kryetar shteti në mandatin e kaluar katërvjeçar nuk ka bërë sa duhet”, – tha Bardhi.