“Albulena” e para në renditjen e përgjithshme në Turnirin e mbajtur në Zagreb në Kroaci

January 25, 2008   | Sporti / Sport

Albulena – ndër klubet më të suksesshme

AGRON UJKASHIGaruesi më i mirë i Kupës u shpall ulqinaku Besnik Adoviq 15 vjeçar deri 69 kg,, i cili fitoi medaljen e artë në turnirin që u mbajt vikendin që shkoi në Zagreb të Kroacis.Ulqin – Klubi i Karatesë “Albulena” mori pjesë të dielën e kalume në Kupën e Rregullt nderkomtare të Kroacis në Karate për kadetë, juniorë dhe seniorë që u mbajt në Zagreb. Në këtë garë “Albulena” mori pjesë me shtatë garues dhe doli e para në renditjen e përgjithshme duke fituar 1 medalje të artë dhe tri të bronzes dhe ata jan:Selma Gurzakoviqi (16),në kategori deri 55 kg,Xheneta Vuçiqi (16),deri 60 kg, Garuesi më i mirë i Kupës u shpall Besnik Adoviq 15 vjeçar, i cili fitoi medalje të artë.Edhe në garat ekipore, KK “Albulena” korri suksese të lakmueshme. Kështu kampion u shpall ekipi i kadetëve në kata dhe në luftëra (1997-1998) ne krye me Adonis Markaši, Edmond Mehemdoviqi dhe Genc Murati . Vlen të theksohet se ekipi i kadetëve në luftëra i fitoi të gjitha ekipet me rezultate të duhura.

Sipas trajnerit të KK “Albulena”, Agron Ujkashi,dhe trajnerit të KK”Shampion” Leka Markiqi dhe Nail Kurtoviqit ky sukses është pa dyshim arritja më e madhe në Kupën e Kroacis për këtë klub .Pjesëmarrjen e KK “Albulena” dhe KK”Shampioni” nga Ulqini në këto gara e mundësua Banka e parë në Mal të Zi si sponzor gjeneral.Trajneri i KK “Albulena”, Agron Ujkashi, shprehet i kënaqur me rezultatin e arritur në këtë garë.”Jemi të kënaqur me rezultatet pasi që ka qenë një konkurrencë e fortë”, thotë ai.