Kryetari i PPD-së, Amir Hollaj, u dërgoi telegrame urimi drejtuesve më të lartë të kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë

February 24, 2008   | Shtypi / Mediji

Amir HollajPërmirësim i të drejtës së mohuar
Ulqin – Kryetari i PPD-së, Amir Hollaj, u ka dërguar telegrame urimi Kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministrit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Në këtë datë të shumëpritur dhe të rëndësishme historike për të gjithë popullin e Kosovës si dhe për shqiptarët kudo që ndodhen, më lejoni që në emër të Partisë së Prosperitetit Demokratik dhe në emrin tim personal, tzJu përcjellë urimet tona më të sinqerta me rastin e pavarësisë së Kosovës. Kosovës dhe kosovarëve, por dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë iu përmirësua një e drejtë e mohuar me shekuj. Prandaj besojmë që me Pavarësinë e Kosovës i tërë rajoni do të fillojë një periudhë të re, që do të karakterizohet me zhvillim ekonomik dhe demokratik, sepse është koha që edhe Kosova të bëhet pjesë e integrimeve europiane dhe të mbizotërojë periudha e paqes, bashkëpunimit dhe e zhvillimit mbarëshqiptar”, thuhet në telegramin e urimit.

(Kohapress)