Forca e Re Demokratike i bën thirrje qeverisë së Malit të Zi

March 11, 2008   | Intervista / Intervju

forca e re demokratike-logoKtheni pronarëve pronat në Valdanos
Ulqin – Forca e Re Demokratike i ka bërë thirrje Qeverisë së Malit të Zi që t`ua kthejë pronarëve sa më parë pronat në Valdanos.
“Ne ftojmë qeverinë e posazgjedhur që sa më parë kjo pasuri t`u kthehet pronarëve dhe pastaj të merret iniciativa që në partneritet me pronarët privatë t`i ofrohet investitorëve si investim i përbashkët”, ka thënë në një konferencë shtypi të premten Genci Nimanbegu, nënkryetar i Forcës së Re Demokratike.
Sipas tij, qeveria dëshiron ta privatizojë Valdanosin në mënyrë jotransparente dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi. Në mbështetje të kësaj, Nimanbegu ka përmendur një dokument të Qeverisë së Malit të Zi, të titulluar “Mali i Zi – sfidë për investime”, ku Valdanosi ofrohet për privatizim si pronë e shtetit.
genc nimanbegu1
Nimanbegu ka thënë se Ligji mbi restituimin nuk respektohet në të njëjtën mënyrë në tërë republikën.
“Si shembull mund të marrim Vendimin e Ministrisë për Financa, e cila e anuloi vendimin e Komisionit komunal për kthimin e pronës në Valdanos. Në fakt ky komision ka vendosur vetëm për 13 ish pronarë”, ka thënë ai, duke kërkuar nga Komisioni komunal për kthimin e pronës që të marrë vendim për kthimin e pronës të gjithë pronarëve në Valdanos.
Ai ka shtuar se Forca do të mbajë premtimet parazgjedhore dhe do të ndërmarrë iniciativë në Kuvendin e Ulqinit që pronat në fjalë t`u kthehen pronarëve.

YouTube Preview Image