Konference për Media – Valdanosi

  • Digg
  • Mixx
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • Live
  • StumbleUpon
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • Print
March 12, 2008   | Lajmet / Vijesti
Partager

Valdanos Bucht_ulcinj1Me rastin e vizitës së javës së kaluar Ulqinit, kandidati për Kryetar të Malit të Zi, z. Filip Vujanoviq, si pjesë të rëndësishme e kampanjës politike, realizoi dhe vizitën gjirit të Valdanosit.Edhe përkundër faktit se në Kuvendin komunal të Ulqinit, në bazë të kërkesës së ish pronarëve, njëzëri është aprovuar Vendimi për kthimin, gjegjësisht deeksproprijimin e ullishtës “Ullishta e Valdanosit” ( Fl.zyrt. e MZ nr., dispozitat komunale nr. 18, date 18.05.2007 ); edhe përkundër qendrimit të njohur të ish pronarëve, i cili u nxjerr një zëri në tubimin të mbajtur në sallën e KK të Ulqinit, me datë 15.12.2007, me përfundime të sakta, citoj:

  • 1.Nuk pranohet oferta e paralajmëruar për qira të ullishtës, gjegjësisht shfrytëzimi i kufizuar i ullishtës “Ullishta e Valdanosit”.
  • 2.Kërkohet që ish pronarëve t’u kthehet e drejta e pronësisë.
  • 3.Kërkojmë që organet shtetërore dhe Kryetari i komunës së Ulqinit të marrin qëndrim në lidhje me procesin e nisur për deeksproprim, e sidomos në lidhje me obligimet e të cilat dalin nga Vendimi i KK për kthimin, gjegjësisht deeksproprimin e ulishtës së valdanosit ( Fl.zyrt. e MZ nr., dispozitat komunale nr.18, date 18.05.2007 ).
  • 4.Kërkojmë që organet kompetente shtetërore t’iu mundësojnë ish pronarëve dhe pasardhësve të tyre qe pa pengesa, pa kurrfarë kontrate për qira, deri në përfundimin e proceseve të nisura për deeksproprim dhe restituim, të cilët procedohen tek organet gjyqësore shtetërore dhe ndërkombëtare.

Theksoj se, si Kryetar i KK të Ulqinit, me shkresë nr. 02-1159/2, datë 23.05.2007 e kamDžaudet Cakuli_ulcinj njohtuar Prezidentin e Republikës, z. Vujanoviq me përmbajtjen e vendimit dhe i kam propozuar të mbahet mbledhje e përbashkët në të cilin do të merreshim vesht për procedurën e realizimit të këtijë Vendimi, por prej Kryetarit Vujanoviq kurr nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Për këtë është së paku i çuditshëm dhe politikisht i papërgjegjshëm qendrimi i kandidatit për kryetar që Valdanosi do t’i ofrohet me qira shumë dekadash me kompensim simbolik ish pronarëve. Mbështetjen për këtë e ka tek personat të një mendje politike që e shoqëruan.
Ligji për eksproprijim është më se i qart sa i përket deeksproprijimit, e kandidati për kryetar e lë anash këtë argument dhe i ofron ish pronarëve të bëhen qiraxhi në pronat e veta, në mënyrë që ata të vërrtetojnë legjitimitetin veprimit të kundërligjshëm ndaj këtyre qytetarë dhe pronave të tyre.
Nuk guxojmë të harrojmë se në këtë rast bëhet fjalë edhe për mbi 2 milion m2 të pronës së Komunës në Valdanos dhe në malin Mendra, me të cilat zotëron Qeveria, dhe që në Podgoricë flitet që u është premtuar françezve, dhe që Komuna e Ulqinit dhe buxheti i saj nuk do të ketë as edhe një cent nga kjo pronë.
S’ka rëndësi a do të jenë françez, anglez, Italian, rus…, por e rëndësishme është se si kjo do të ndikojë në gjendjen sociale të vetë qytetarëve dhe qeverisjes lokale dhe funksionimin e saj. Me qëndrim të tillë, gjegjësisht me rolin vëzhgues të Komunës në këtë procese dhe me rolin e kopshtarëve të ish pronarëve, që e propozon elita qeveritare, dhe të cilin e përkrah pushteti aktual në Komunë, është më se e sigurt se statusi i tyre social do të jetë i mjerueshëm.
Nënkryetari i Forcës,
Xhaudet Cakuli

Audio inçizimi

© 2008 Forca e Re Demokratike

http://www.vimeo.com/972734

1 

  1. neil on Sat, 15th Mar 2008 17:19 

    po sa e lexoja kyt problemin e ksja udhishtes ne valdanos por nuk e kam nji gja te qart se kur ashte marr ajo tok apo udhisht nga pronaret qi e kan pas sheti i ahershum jam shum i bindur se ju ka pagu dcikah per at tok qi e ke marr apo udhisht se me sa dije un shtit kerkujt nuk i ka marr tok apo udhisht pa pagu dickah e tash per me e marr udhishten mbrapa te gjith ato qi ju kan pagu e kan marr parat qi shteti i ka pagu lypt me ja kthu shtetit ato para per me mar token mbrapa po te njten vleft sa kan pas ato para ather e ather mundte me ju kthy udhishten mbrapa per ndrysh kush nuk ka parap me e pagu jo me ju kthy ju tash kerkoni token me ju kthy por part qi i keni marr mos me i kthy ashtu nuk ka kerkund ju me nji plumb doni me vra 2 vet ishall ju ecen ky ashte mendimi jem

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.