Krivokapiq: Do të veprojmë si BE lidhur me njohjen e Kosovës

March 21, 2008   | Rajoni / Region

Ranko Krivokapic_France CukjatiKryetari i parlamentit malazez, Ranko Krivokapiq sot në Lubjanë deklaroi se Mali i Zi qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës duhet ta harmonizojë me politilën e BE-së.
Kryetari i parlamentit malazez, Ranko Krivokapiq sot në Lubjanë deklaroi se i Zi qëndrimin e tij për njohjen e Kosovës duhet ta harmonizojë me politilën e Bashkimit Evropian, sepse kështu e detyron Marrëveshja e nënshkruar e Stabilizim-asociimit.
“Qëndrimi ynë ësht i qartë. Do ta ndjekim politikën e BE-së lidhur me marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën, por do të presim që kjo politikë të bëhet unike”, deklaroi Krivokapiq, pas takimit me kolegun e tij slloven, France Cukjati.
Sipas Krivokapiqit, autoritetet në Podgoricë vendimin për njohjen e Kosovës do ta marrin në momentin kur kjo do të jetë më e favorshme për stabilitetin në rajon dhe për ruajtjen e stabilitetit të Malit të Zi.
(INA)