Përfundojnë fushatat zgjedhore në Mal të Zi

April 4, 2008   | Lajmet / Vijesti

presdnicki zbori cgKonventat përfundimtare parazgjedhore të kandidatëve presidencialë të Malit të Zi filluan të mërkurën, kurse tubimi i fundit i tillë mbahet të premten. Tubimin përfundimtar i pari e mbajti kandidati i Listës Serbe (SL), Andrija Mandic, i cili ithtarët e tij i tuboi të mërkurën mbrëma para kishës së Shën Gjergjit në Podgoricë.Të enjten dhe të premten ithtarëve të tyre para mbajtjes së zgjedhjeve
për herë të fundit do t’iu drejtohen kandidatët e Lëvizjes për Ndryshime, Partisë Socialiste Popullore dhe të koalicionit qeveritar, Nebojsa Medojevic, Srdjan Milic dhe Filip Vujanovic. Tubimi përfundimtar i Medojevic do të mbahet afër stadiumit të qytetit në Podgoricë, i Milicit në Shtëpinë e Armatës së Malit të Zi,kurse ai i Vujanovicit në Sallën e Kongreseve të Partisë qeveritare Demokratike të Socialistëve. Në mesnatën e së premtes dhe të shtunës fillon heshtja parazgjedhore.Zgjedhjet për kryetarin e Malit të Zi janë caktuar për 6 prill.
Gazeta Express