Manipulim me shpërblimet e ndara për nxënës në Ditën e Ulqinit

April 17, 2008   | Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji

Mehmet TaficaPasi e uruam Arbnoren, mora “Lëvdatën” të lexoj se cila shkollë ishte, pashë se përveç emrit dhe mbiemrit të saj aty nuk shkruhej asgjë tjetër (dëshmi “Lëvdata” e fituar për nxënësen Arbnore Tafica). Mbetëm të habitur, tani nuk dinim se prej cilës shkollë ishte shpallur nxënëse e gjeneratës, ajo e cila kishte tërhequr shpërblimin.
Ashtu të habitur nga kjo situatë, afrohet Kryetari i Komunës, Gëzim Hajdinaga, na uron neve dhe Arbnores i thotë: “Të kemi mbetur borxh një Lëvdatë, por po ta kishim dhënë ty, do të hidhëroheshin të tjerët”. Tani u vërtetua se diçka nuk ishte në rregull.
Të njoftuar se me rastin e Ditës së Ulqinit më 04 prill 2008 në ora 18,00 në objektin e Shtëpisë së Kulturës, se do të bëhej shpallja dhe ndarja e “Lëvdatave” për nxënësit më të mirë të gjeneratës të propozuar nga shkollat fillore, të mesmet dhe Shkolla e Ulët e Muzikës, e organizuar nga Komuna e Ulqinit, ne familjarisht morëm pjesë në këtë ceremoni.
Arsye më shumë për pjesëmarrje ishte se vajza jonë, nxënësja Arbnore Tafica do të shpallej dhe shpërblehej si nxënëse e gjeneratës nga Shkolla Fillore “Marshall Tito” (klasa VIII ) dhe Shkolla e Ulët e Muzikes (klasa VI – viti i fundit).
Pasi përshëndeti të pranishmit, Sekretarja e Sekretariatit për Administratë, Dispozita, Kuadro dhe Veprimtari Shoqërore, zonjusha Pranvera Smajlaga, ku ishte prezent edhe Kryetari i Komunës, Gëzim Hajdinaga filloi të ndajë “Lëvdata”, duke lexuar vetëm emrin e mbiemrin e nxënësve e jo edhe shkollën prej nga vinin nxënësit.
Pasi e uruam Arbnoren, mora “Lëvdatën” të lexoj se cila shkollë ishte, pashë se përveç emrit dhe mbiemrit të saj aty nuk shkruhej asgjë tjetër (dëshmi “Lëvdata” e fituar për nxënësen Arbnore Tafica). Mbetëm të habitur, tani nuk dinim se prej cilës shkollë ishte shpallur nxënëse e gjeneratës, ajo e cila kishte tërhequr shpërblimin.
Ashtu të habitur nga kjo situatë, afrohet Kryetari i Komunës, Gëzim Hajdinaga, na uron neve dhe Arbnores i thotë: “Të kemi mbetur borxh një Lëvdatë, por po ta kishim dhënë ty, do të hidhëroheshin të tjerët”. Tani u vërtetua se diçka nuk ishte në rregull.Martin Zadrima
Menjëherë, pasi u largua Kryetari i Komunes u afrua drejtori i shkollës “Marshall Tito”, Martin Zadrima, e uroi Arbnoren dhe neve, si prindër.
Tani na lindi dyshimi se shpërblimin për nxënëse të gjeneratës e ka tërhequr Shkolla e Ulët e Muzikës. Mësuam nga të tjerët në ceremoni se këtë “lëvdatë” në emer të kësaj shkolle e kishte marrë një nxënëse tjetër e po kësaj shkolle (e klasës IV), edhe pse dihej se ishte e zgjedhur Arbnore Tafica. Këtë e vërteton shkresa e Shkollës së Ulët të Muzikës nr.31 nga 24.03.2008 dërguar Sekretariatit për Administratë, Dispozita, Kuadro dhe Veprimtari Shoqërore e nënshkruar nga drejtori Jusuf Lika, ku ishte e zgjedhur nxënësja Arbnore Tafica.
Pasi vërejtëm se Arbnorja ishte e dëshpëruar e ne po ashtu, vendosëm që të largohemi menjëherë nga kjo ceremoni, por në dalje e takuam Jusuf Likën dhe e pyetëm se si ndodhi që Arbnorja nuk mori shpërblim, ai u shpreh: “Betohem se nga shkolla që unë drejtoj nuk ka pasur zgjedhje tjetër perveç Arbnore Taficës dhe s`di se çka është bërë”
Me këtë që ndodhi, ne si prindër jemi të dëshpëruar, por dëshprimi i Arbnores është më i madh. Ajo para shoqërisë së vet doli gënjeshtare!
Me dëshirë që vajzën tonë të mos e lëndojmë më shumë, ne si prindër vendosëm të mos bëjmë hetime se si ndodhi dhe kush është fajtore, vendosëm të bëjmë këtë reagim në mjete të informimit ku në të ardhmen dëshirojmë:
– Që asnjë nxënësi apo talenti të mos i ndodhë kjo që i ndodhi Arbnores.
– Që shkollave t`u lihet e drejta që ata të vendosin – shpallin nxënësin/nxënësen më të mirë e jo të vendosë dikush në emër të tyre.
– Që festimi i Ditës së Ulqinit të mos përcillet me këso manipulimesh.

Mehmet Tafica
KOHA JAVORE