Albion Duraku, garuesi më i mirë i Turneut

May 2, 2008   | Shtypi / Mediji, Sporti / Sport

KOHA JAVORETurneu internacional i karatesë
KK “Ulqini” fitoi gjithsej 49 medalje: 13 të arta, 12 të argjendta, 24 të bronzta dhe dy kupa – një për garuesin më të mirë dhe një për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Blerta Tahiri, Albion Duraku dhe Antigona Rama fituan nga dy medalje të arta. Trajnerët e KK “Ulqini”-t ankohen për referimin tendencioz.
Klubi i Karatesë “Ulqini” arriti të renditet në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, menjëherë pas KK “Buduqnost” të Podgoricës, në Turneun I Internacional të Karatesë “Seiken 2008”, i cili u mbajt të dielën në Podgoricë. Turneu u organizua nga KK “Seiken” në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Malit të Zi dhe në të morën pjesë 29 klube me mbi 750 garues.
Vendi i tretë në renditjen e përgjithshme i takoi KK “Omlladinac” nga Podgorica, vendi i katërt KK “Ris” nga Plevla, ndërsa vendi i pestë KK “Onogosht” nga Nikshiqi. Po ashtu, garuesi i KK “Ulqini”-t, Albion Duraku u shpall garuesi më i mirë i turneut, ndërsa garuesja më e mirë u shpall Andrijana Vukçeviq e KK “Buduqnost”.
Nga Klubi i Karatesë “Ulqini” me medalje të arta u shpërblyen shumë garues. Blerta Tahiri, Albion Duraku dhe Antigona Rama fituan nga dy medalje të arta, ndërsa nga një medalje të artë fituan Edisa Shaba, Jehona Musliq, Seida Suma, Rexhep Shaba, Granit Rexha, Lulzim Suma dhe Bujar Kovaçi. Përveç medaljeve të arta, këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.
Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen këta garues: Mirjeta Nika, Xhemale Elezi, Doriana Taipi, Izabella Llukiq, Blendisa Osmani, Erika Muriq, Alisa Muriq, Albiona Sukaliq, Xheneta Gjeka, Almeida Ceka, Nermin Suma, Bleard Osmani, Ensar Marshiq, Tufik Shurlla,Albion Nika, Edin Kraja, Ilir Muja, Ramazan Gjeka, Bajram Tagani, Petar Barlloviq, Diamant Rexha, Ermal Musliq, Bledar Kabashi, Arlind Llolla, Edon Ceka, Shpëtim Gjeka, Mark Daboviq dhe Besnik Duraku.
“Suksesi nuk mungoi as kësaj radhe, edhe pse ishim dukshëm të dëmtuar nga ana e referëve. Ne arritëm që të fitojmë gjithsej 49 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 13 të arta, 12 të argjendta, 24 të bronzta dhe dy kupa – një për garuesin më të mirë dhe një për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Sa i përket referimit, çdo herë ka pasur anime, por kësaj here animi u bë shumë haptas, duke na dëmtuar dukshëm. Arsyen sze dijmë, por shpresojmë që herëve tjera nuk do të ndodhin këso padrejtësish si në këtë garë. Synimi jonë është që të vazhdojmë me rezultate të mira, me qëllim që të jemi në mesin e më të mirëve siç kemi qenë deri tash me punë dhe me drejtësi dhe jo që dikush të mundohet të na dobësojë, të na ndalojë hovin e rezultateve në mënyrë të padrejtë”, shprehen të pakënaqur me padrejtësitë e bëra kryetrajneri i Klubit, Ruzhdi Rama dhe trajnerët Naim Duraku, Mirsad Nasradini dhe Kujtim Sukaliqi.
Ata falënderojnë ndërmarrjen “Tani Turs” dhe pronarin e saj Artan Allën, si dhe Man Taipin, të cilët mundësuan pjesëmarrjen e tyre në këtë garë.
(Kohapress)

YouTube Preview Image