Tahir Tahiri zgjedhet kryetar i këshillit nacional shqiptar në Mal të Zi

May 16, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Tahir Tahiri kryetar i kshillit nacional shqiptar në Mal të Zi Ulqin – Anëtarët e Këshillit Nacional shqiptar zgjodhën të hënën kryetar të këtij këshilli Tahir Tahirin, i cili ishte i vetmi kandidat i propozuar për këtë post.
Ashtu si dhe në mbledhjen konstituive të Këshillit Nacional Shqiptar, as të hënën në të nuk morën pjesë përfaqësuesit e UDSH-së në këtë Këshill si dhe deputeti i PDS-së, Omer Axhoviq, ndërsa deputeti tjetër i PDS-së, Luigj Shkreli, ashtu siç kishte premtuar më parë ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit.
Tahir Tahiri është këshilltar i LD në MZ në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Ai ka qenë po ashtu nënkryetar i Komunës së Ulqinit si dhe kandidat për kryetar të Komunës së Ulqinit në zgjedhjet e fundit.
(Kohapress)

YouTube Preview Image