Edhe dy fjalë rreth këshillit nacional shqiptar në Mal të Zi

May 17, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

FERHAT DINOSHA_01Mosrespektim i Ligjit dhe keqpërdorim i funksionit
Aktualisht dihet që ankesë në veprimin e Ministrisë rreth Këshillit Nacional shqiptar ka paraqitur Ferhat Dinosha kryetar i UDSH-së si dhe kryetari i Parlamentit të Ulqinit, Muhamet Nika, që tërheqin vërejtjen për shkeljen e nenit 33 të Ligjit. Ky i fundit pas vazhdimit të punës rreth konstituimit të Këshillit, pas ankesës që bëri në Ministrinë përkatëse ai gjithashtu, dje bëri urgjencë, në ankesën e bërë te kjo Ministri edhe zyrtarisht paralajmëroi se për mosrespektim të Ligjit dhe keqpërdorim të funksionit do të ngrisë padi në Gjyq për ndjekjet e mundshme penale, kuptohet nëse Ministria përkatëse nuk e anulon vendimin e marrë për formimin e Këshillit. Liritë e dikuj përfundojnë aty ku shkelen kufijtë e lirisë së tjetrit.
Shtytjen për t`i thënë edhe dy fjalë rreth formimit të Këshillit Nacional Shqiptar, njeriu e fiton nga kahja e pashpjegueshme e disa politikanëve shqiptarë që të solidarizohen me të keqen, duke e pranuar si akt të kryer thjesht me një rrudhje krahësh procedurën jo të rregullt të formimit të Këshillit Nacional.këshilli nacional shqiptar
Krijohet përshtypja që ne shqiptaret nganjëherë, me vetëdije a pa vetëdije pak rëndësi ka, kemi prirje të shkelim procedurat edhe të nxisim palën tjetër për të reaguar edhe për gjëra të cilat mund të zgjedhen fare lehtë dhe pa problem po të respektohej ligji. Kështu p.sh. ngjau edhe me Vendimin e Kuvendit të Ulqinit për emërtimin e shesheve dhe rrugëve që u hedh poshtë nga Gjyqi Kushtetues, thjesht sepse nuk u respektua ligji, e sipas nesh nuk pati fare arësye që të mos respektohej procedura dhe të kishim mu këta emra rrugësh që janë kontestuese. Po duket se këtë fat do ta ketë edhe këshilli nacional shqiptar_1Këshilli Nacional i shqiptarëve, i formuar kohë më parë, procedura e formimit të të cilit gjithsesi, më duket, nuk u respektua. Vlerësojmë që këtu kemi të bëjmë me një mosrespektim të procedurës nga vetë Ministria – Qeveria, e cila me siguri për të krijuar një bashkim të shqiptarëve që janë tepër të përçarë lejoi që në përbërje të Këshillit të kyçeshin edhe individë për të cilët nuk kishte bazë. Fjalën e kemi për kyetarët e partive nacionale joparlamentare, të cilat u zgjodhën me principin e automatizmit, por që me ligj nuk u takonte pjesëmarrja.
Pa hyrë në atë që nga struktura e Këshillit dhe kryesia e tij rezulton se primatin në vendimarrje tashmë dokëshilli nacional shqiptar_2 ta ketë një subjekt politik, i cili nuk ka më as autoritet e as primat zgjedhor, vlerësojmë që shkelje ligjore dhe shkelje të Rregullores pati sidomos në nenin 37 të Ligjit, i cili thekson që të drejtë në pjesëmarrje me automatizëm kanë: “deputetët nga lista e pakicave, anëtarët e Qeverisë të cilët i propozon përfaqësuesi i listës së pakicave, kryetarët e komunave në të cilat pakicat përbëjnë shumicën dhe deputetët tjerë e anëtarë të Qeverisë, si dhe kryetarët e Komunës nga pakica përkatëse që dëshirojnë, kryetarët e partive parlamentare si dhe kryetarët e klubeve të këshilltarëve të partive të pakicave”. Nga kjo shihet qartë se përfaqësuesit e Ministrisë me rastin e formimit i lejojnë këshilli nacional shqiptar_3vetes një shkelje të rëndë ligjore, ngase ishin të obliguar me funksion të përkujdeseshin se kush mund të ketë të drejtë pjesëmarrjeje në mbledhjen konstituive të elektorëve. Habit fakti që në vërejtjen e kryetarit të UDSH-së, z. Ferhat Dinosha, për parregullsi në zgjedhje ku përgjegjësinë sipas tij e mban Ministria, ndihmës Ministri i pakicave tha: “se kurrkuj nuk i shkruan në ballë se çfarë funksioni kryen” dhe harron që sipas Rregullores së zgjedhjes së Këshillit në fletëpranimin e kandidaturës ekziston rubrika në të cilën lektori duhet të përgjigjet se çfarë funksioni kryen! Pra, nëse nuk shkruante në ballë shkruante në letër! Thjesht, Këshilli Nacional nuk mund të jetë Shoqatë joqeveritare, por është trup i Qeverisë të cilin ajo e formon për të kryer punët e veta dhe është buxhetore,Tahir Tahiri kryetar i kshillit nacional shqiptar andaj Ministria përkatëse është e obliguar me ligj të ushtrojë kontroll. Me këtë konstatim nuk e kemi ndërmend të kritikojmë ato subjekte politike nacionale të cilat u deklaruan pak më parë së Këshillin nuk do ta njohin dhe se është dorë e zgjatur e Qeverisë dhe pastaj u rrasën brenda me tërë “yxhymin” e vet, sepse fundi i fundit politika i njeh edhe këto dredhi, por duam të themi që megjithatë nuk u veprua si duhet dhe krijohet hapësirë që pala tjetër të jetë më se e pakënaqur. Mendojmë që janë në të drejtë edhe të tjerët që pohojnë se ka ardhur koha të formohet një shoqatë joqeveritare e cila do të merrej me mbrojtjen e shqiptarëve nga veprimet e Këshillit Nacional.
Në një shkrim të mëhershëm rreth Kuvendit të elektorëve të Këshillit luigj shkreli_01Nacional përveç tjerash patëm thënë se Kuvendi zgjedhor i elektorëve ishte i kurdisur ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë për Popujt Pakicë dhe kundërshtarëve të tyre politik të vjetër, LD-së, mirëpo konstituimi i Këshillit dhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit sipas nesh zbuloi edhe prapavija e prapaskena ujdish pas kulisave ku u hetua që një pjesë e subjektit të UDSH-së që kryesohet nga Ministria tenton të pajtohet me rivalët e vet politikë duke ndarë sferat e interesit, mirëpo pa pajtimin e kreut partiak. Duke mos hyrë më thellë në problem mendojmë që kompromiset është mirë të bëhen por gjithnjë duke reskpektuar procedurën, përndryshe mosrespektimi i tyre krijon përçarje, amulli dhe mosbesim që s`i hyn kurrkuj në punë, aq më tepër intelektualëve shqiptarë.
Teza se edhe kryetaret e Forcës së re demokratike dhe të Prosperitetit Demokratik kanë statusin e partiveAmir Holli parlamentare, mendoj se nuk qëndron për arsye se jo fort larg nga kjo kohë diku në prag të referendumit me rastin e formimit të bllokut për pavarësi rreth mjeteve të fushatës atëherë plasi sherri brenda koalicionit shqiptar UDSH, LD dhe PPD, për faktin ngase Qeveria atëherë nuk e njohu statusin e partisë parlamentare të Partisë së Prosperitetit Demokratik, duke e lënë anash kurse në ndarjen e mjeteve, kujtojmë që dy partitë shqiptare UDSH dhe LD, atëherë në emër të fushatës për pavarësinë e Malit të Zi fituan nga 40 mijë euro!
Aktualisht dihet që ankesë në veprimin e Ministrisë rreth Këshillit Nacional shqiptar ka paraqitur Ferhat Dinosha kryetar i UDSH-së si dhe kryetari i Parlamentit të Ulqinit, Muhamet Nika, që tërheqin vërejtjen për shkeljen e nenit 33 të Ligjit. Ky i fundit pas vazhdimit të punës rreth konstituimit të Këshillit, pas ankesës që bëri në Muhamed NikaMinistrinë përkatëse ai gjithashtu, dje bëri urgjencë, në ankesën e bërë te kjo Ministri edhe zyrtarisht paralajmëroi se për mosrespektim të Ligjit dhe keqpërdorim te funksionit do të ngrisë padi në Gjyq për ndjekjet e mundshme penale, kuptohet nëse Ministria përkatëse nuk e anulon vendimin e marrë për formimin e Këshillit. Liritë e dikuj përfundojnë aty ku shkelen kufijtë e lirisë së tjetrit.
Thënia e dikurshme e funksionarit të lartë të kësaj Ministrie në interpelancën e inicuar nga PPD se çfarë bëhet me mjetet e Kuvendit të Komunës PPD nuk do të dini as sot, as nesër, as pasnesër me siguri që i ka arritur fundi. Këtë madje e di edhe vetë ministri që në një kërkesë të një shoqate të romeve që i detyruar të informojë sesa para ka harxhuar kjo Ministri për urimet e vitit të ri.
Muhamet Nika
KOHA JAVORE