Subjektet politike shqiptare që veprojnë në malësi (LD në MZ, UDSH dhe ASH)

May 18, 2008   | Politika, Shtypi / Mediji

subjektet politike shqiptare që veprojnë në malësi (ld në mz, udsh dhe ash)Koha është për drejtësi
organizimin e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në trevën e Malësisë, (LD në MZ, UDSH dhe ASH) të dielën para QKI “Malësia” në Tuz, në praninë e disa qindra qytetarëve të kësaj treve, disa prej të cilëve mbanin parulla me shkrime në gjuhën shqipe, atë malazeze dhe në anglisht: “Nuk jemi terroristë”, “Mbrojtje në liri”, “Të ndëshkohet tortura” etj , u organizua një protestë paqësore nën moton “Koha është për drejtësi”, në të cilën organizatorët kërkuan mes tjerash që procesi gjyqësor ndaj 18 shqiptarëve të akuzuar për terrorizëm të organizuar nga Malësia të përfundojë sa më parë dhe e vërteta të dalë në dritë.
Të nesërmen, po ashtu, u organizua një protestë e ngjashme para ndërtesës së Gjyqit të Lartë në Podgoricë.
Siç dihet, policia malazeze arrestoi në mëngjesin e 9 shtatorit 2006 një grup prej 14 personash të kombësisë shqiptare nga Malësia, disa prej të cilëve janë shtetas amerikanë, me akuzën për “terrorizëm të organizuar”.
Zyrtarët e policisë malazeze patën deklaruar se operacioni “Fluturimi i Shqiponjës” kishte si objektiv parandalimin e “sulmeve terroriste” të planifikuara të bëhen më 10 shtator të këti viti në trevën e Malësisë.
Rr.D.
KOHA JAVORE


FERHAT DINOSHA_001

Deklaratë
Nisur nga fakti se po bëhen gati dy vite nga akcioni “Fluturimi i Shqiponjës“ dhe se procesi gjyqësor ndaj të paraburgosurve në këtë aksion po zvarritet edhe kundrejt deklarimeve permanente të autoriteteve më të larta të Malit të Zi se procesi do të përfundojë në afatin optimal, partitë politike shqiptare që veprojnë në Malësi, të përkrahur nga familjarët e të arrestuarve, të bindur se ndajnë mendimin e qytetarëve të mbarë Malësisë, u drejtohen organeve kompetente të Malit të Zi, mbi të gjitha pushtetit gjyqësor, si dhe strukturave ndërkombëtare duke kërkuar: 1. Të pëfundojë procesi gjyqësor, në mënyrë që sa më parë të dalë në dritë e vërteta e plotë dhe drejtësia për të gjithë, çka do të çonte deri te lirimi i të arrestuarve. Ajo që kemi parë deri më tash nuk ka të bëjë me të vërtetën dhe aq më pak me atë çka të paraburgosurve u është ngarkuar me aktakuzë. 2. Të lëjohet mbrojtja në liri e të arrestuarve e të mos e presin në qeli drejtësinë, e cila në bazë të rrjedhës së deritashme të procesit gjyqësor, zor se do të arrihet. Ne, mbi të gjitha, kërkojmë drejtësi e jo mëshirë. Akuza nga ana e organeve e hetuesisë ka qenë e rëndë dhe e paqëndrueshme (dallon e para nga ajo e mëpastajma) dhe nuk besojmë se është e saktë, pasi që ajo në mungesë të fakteve është ndryshuar. Procesi i deritashëm dëshmoi se shteti nuk ishte në gjendje as për më se 600 ditë pune të provojë atë, sepse ajo është e kurdisur me fakte të fabrikuara e qëllime të qarta sa për të disiplinuar Malësinë aq edhe për të mbjellë përçarje ndër shqipëtarë. 3. Të ndërmerren masa kundrejt dhunuesve të lirisë, kundrejt shkelësve të flamurit kombëtar shqipëtar, kundrejt atyre që më 9 shtator 2006, nën hijen e aksionit “Fluturimi i Shqiponjës“ kapërcyen kompetencat ligjore dhe torturuan Malësinë, e jo vetëm të paraburgosurit. Tashmë është vërtetuar se për qëllim të sigurimit të fakteve, që do të dëshmonin aktakuzën, me torturë është vazhduar edhe në hetuesi. 4. Kreu i shtetit të Malit të Zi, t`i kërkojë falje Malësisë; për brutalitetin policor, për fyerjet në baza nacionale, (që i bënë policët, por në emër të pushtetit) si dhe për fjalët e rënda të kreut shtetëror, si tentativë e ngarkesës së një vepre të këtillë. Kjo do të na reklaksonte nga bindjet se aksioni policor “Fluturimi i Shqiponjës“ isht hakmarrje, diskriminim i shumëfishtë dhe zbatim i standardeve të dyfishta kundër Malësisë dhe qytetarëve të saj, kurse do të forconte bindjen se edhe kjo, si edhe projekte të tjera të ngjashme, janë krijuar në kuzhina, jo vetëm antishqiptare e anticivilizuese, por gjithsesi edhe antimalazeze. 5. Të kyçet faktori amerikan e të na ndihmojë në zbardhjen sa më të shpejtë të së vërtetës së plotë, duke respektuar autonominë gjyqësore, por njëkohësisht edhe normat e drejtësisë ndërkombëtare që vlejnë në raste të ngjashme. Ne të tubuarit sot këtu, duam liri, duam tolerancë dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë qytetarëve të Malësisë e edhe më gjerë. E kanë të kotë ata që ndoshta edhe e paraqesin atë si vatër terroriste. E vërteta e argumentuar do të dëshmojë kotësinë e kësaj tentativë. Nëse kërkesat tona nuk janë të efektshme, e njoftojmë opinionin se do të përdorim të gjitha mjejet demokratike për të bërë presion ndaj organeve relevante të Malit të Zi, duke shfrytëzuar edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar.
KOHA JAVORE

FOTOGRAFI NGA http://malesia.org/

Next
1 2 3 4

MALESIA.ORG – Tuz, Malësia Të gjitha te drejtat e rezervuara. © Copyright 2000 – 2008