Lideri i LSI, z.Ilir Meta pret një grup deputetësh të Malit të Zi,Vasel Sinishtaj dhe Nikollë Gegaj

June 4, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Lideri i LSI z.Meta me deputete te Malit te ZiLideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir Meta priti sot pasdite në selinë e LSI në një takim një grup deputetësh të parlamentit të Malit të Zi.
Ky takim, ku merrnin pjesë deputetë të forcave të ndryshme politike në Mal të Zi, u organizua nga Lëvizja Europiane e Shqipërisë në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane të Malit të Zi.
Takimi zhvillohej në kuadër të shkëmbimit të eksperiencës pwr zhvillimet politike dhe parlamentare midis dy vendeve. Gjatë bisedës u diskutua në mënyrë të veçantë për sfidat që kanë të dy vendet fqinjë në kuadrin e integrimit në BE, si dhe për rolin që duhet të luajnë për zhvillimin dhe integrimin e rajonit.
Meta shprehu kënaqësinë që Mali i Zi është tashmë shtet i pavarur, duke mos qenë më peng i një vendi tjetër. Meta theksoi se edhe me Serbinë, Shqipëria të ketë marrëdhënie po kaq të mira, sa dhe me Malin e Zi.
AUTOR / LSI PRESS
Holiday accommodation in Ulcinj, Montenegro