Sinishtaj e Gegaj u takuan me Jozefina Topallin

June 4, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Nikollë Gegaj_Vaselj SinishtajNjë delegacion nga mali i zi vizitoi shqipërinë
Një delegacion nga Mali i Zi, i kryesuar nga përfaqësuesit e partive politike, midis tyre edhe Vasel Sinishtaj, deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe Nikollë Gegaj, funksionar i PDS-së, qëndroi për vizitë zyrtare në Shqipëri, me ç`rast u takuan me kryeparlementaren, Jozefina Topalli, me kryebashkiakun e Tiranës dhe kryetarin e PS, Edi Ramën dhe me kryetarin e LSI-së, Ilir Metën. Gjatë këtij takimi, z. Topalli, Rama dhe Meta e konsideruan Malin e Zi si shtet mik me të cilin kanë marrëdhënie të mira në të gjitha fushat. Ata njëheri shprehën kënaqësi edhe për mënyrën e realizimit të referendumit për pavarësinë e shtetit, që sipas tyre ndodhi në një ambient demokratik. Gjithashtu, në këtë takim tëJozefina Topalli, përzemërt dhe miqësor nikoqirët shprehën konsideratë për rrjedhat e demokratizimit dhe zhvillimit të Malit të Zi.
Të gjithë së bashku konstatuan se Mali i Zi ka një traditë pozitive dhe kredibilitet historik dhe multikonfesional. Në fund, delegacioni nga Mali i Zi dhe zyrtarët shqiptarë u shprehën se integrimet europiane dhe euroatlantike janë përcaktimet strategjike të këtyre dy shteteve, sikurse edhe përforcimi dhe bashkëpunimi rajonal.
(Kohapress)
Holiday accommodation in Ulcinj, Montenegro