Deklaratë ne përkrahje te protestës paqësore te 2 Qershorit, 2008 ne Ulqin

L?VIZJA ATDHEU NA BASHKON – HOMELAND UNITES US, INC.
Lëvizja “Atdheu na Bashkon” me seli ne New York, Sh.B.A. përkrah plotësisht protestën paqësore qe sot populli po i zhvillon ne qytetin e Ulqinit për te shprehu mospajtimin dhe kundërshtimin total ndaj uzurpimit te tokave private nga qeveria e Malit te Zi. Shprehim përkrahjen tone te plote për kërkesat tuaja qe vendet si Valdanosi, por edhe vendet tjera ne Ulqin dhe ne tere territorin ku banojnë shqiptaret te ju kthehen pa vonesë banoreve te këtyre trevave tokat private te uzurpuara nga Qeveria e Malit te Zi.
Te drejtat e tokës dhe pronës private janë elementet me thelbësor te vlerave te demokracisë. Konfiskimi i tokës dhe pronës private nga autoritetet qeveritare konstaton shkeljet me flagrante te drejtave te njeriut, dhe posaçërisht kur prapavija e konfiskimeve është ndryshimi demografik i një vendi, dhe asimilimi i popullatës ne baze te kombësisë.
Lëvizja “Atdheu na Bashkon” mbetet plotësisht e angazhuar duke marre hapat e duhur për ta ekspozuar dhe ndërkombëtarizuar këtë tragjedi te imponuar popullatës shqiptare nga qeveria e Malit te Zi.
Lidhur me këto ngjarje kemi informuar dhe vazhdojmë te komunikojmë tegjitha organizmat Nderkombetare.Gjon Lulgjuraj
Qeveria e Malit te Zi te mbetet ne dije se këto shkelje te drejtave me elementare te popullit nuk do te pranohen dhe nuk do te tolerohen as nga populli por as nga institucionet ndërkombëtare te cilat mbi te gjitha i vlerësojnë te drejtat dhe liritë e njeriut.
Shpresojmë qe populli te vazhdoj te jete vigjilent ndaj këtyre akteve te paligjshme te qeverise te Malit te Zi dhe nëpërmes protestave paqësore te shpreh kundërshtimin ndaj këtyre akteve qe shkelin te gjitha ligjet dhe normat ndërkombëtare.
New York 2 Qershor, 2008
Kryetari Gjon Lulgjuraj

Autor / Malesia.org/

YouTube Preview Image YouTube Preview Image YouTube Preview Image YouTube Preview Image YouTube Preview Image