Skënder Hyseni takon homologun malazez
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, i cili po merr pjesë në konferencën dy ditore “Ballkani në
Evropë: Sfidat e integrimit të shteteve shumë etnike”, që është duke u mbajtur në Mal të Zi, ka njoftuar homologët e tij me zhvillimet
aktuale në shtetin e ri të Kosovës.Konferenca dyditore “Ballkani në Evropë: Sfidat e integrimit të shteteve shumetnike”, po mbahet në Kollashin të Malit të Zi, në organizim të Organizatës për Marrëdhënie Ndëretnike në Ballkan, ndërsa temat që do të diskutohen do të jenë integrimi i brendshëm, integrimi rajonal dhe integrimi euroatlantik.Ministri i Jashtëm kosovar, në margjina të kësaj konference,
është takuar edhe me homologun e tij malazez, Milan Rocan, me ç’rast kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-Mali i Zi.
Po ashtu, në takim ministri Hyseni e ka njohur ministrin Rocan me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe me sfidat që e presin shtetin më
të ri në botë.Takimi vlerësohet të ketë qenë mjaft miqësor, i përshkuar nga një shkallë e lartë mirëkuptimi reciprok.
Autor /Gazeta Express