Gëzim Hajdinagës Çmimi Ambasador i Paqes

June 10, 2008   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Gëzim Hajdinagës Çmimi Ambasador i PaqesNë organizim të Qeverisë së Kosovës dhe Federatës së Paqes Universale me seli në Britani të Madhe, gjatë fundjavës në Prishtinë u mbajt konferenca më temë “Konsolidimi i paqes në Kosovë dhe Ballkan”.
Në këtë konferencë morën pjesë personalitete të njohura nga skena politike ndërkombëtare dhe rajoni, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.
Pjesëmarrësit e takimit me kumtesat dhe diskutimet e tyre u fokusuan në konsolidimin e paqes në Kosovë dhe Ballkan, si dhe vizituan Mitrovicën.
Organizatori i konferencës, Federata e Paqes Universale ndau çmimin Ambasador i Paqes për disa nga pjesëmarrësit e saj, në mesin e të cilëve edhe për kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga.
(Kohapress)