Mbi 1 milion euro në infrastrukturën e Ulqinit
Së bashku me verën dhe sezonin turistik në Ulqin kanë arritur dhe asfaltimet e rrugëve si dhe ndriçimet publike në shumë lagje.
Projekte të filluara muaj më parë janë në përfundim e sipër dhe kostoja e tyre kalon 1 milion euro, deklaroi për Telegrafin sekretari për Çështje Komunale në Ulqin,
Asfaltimi i rrugëve në lagjen e Meterizit, Totoshit, Qendrën e Shtojit, sanimi i gropave, dhe elektrifikimi në mbarë qytetin, janë projekte vitale për Ulqinin dhe do ndikojnë dukshëm si një përmirësim i ofertës turistike, vlerësoi Daboviq.
Në pyetjen e Telegrafit për arsyen e vonesës në përfundimin e projekteve, sekretari Daboviq deklaroi se në tërë Malin e Zi është duke u punuar me të madhe në infrastrukturë dhe se ka qenë mjaft e vështirë që më herët “të gjejmë kohë të lirë tek ndërmarrjet punëkryese”.
“Jemi vonuar sepse tashmë veç ka filluar edhe zyrtarisht sezoni turistik por të gjitha këto punime do të përfundohen deri më 1 korrik”, saktësoi Daboviq.
Autor / Gëzim Ibroçi
Burimi / Telegrafi